Kosova
Dy vajza nga Prishtina “pushtojnë” Zvicrën me komunikim strategjik dhe marketing digjital
Me ekipin e tyre në Prishtinë, Erisa dhe Janina kanë depërtuar suksesshëm në tregun zviceran, ku kanë zhvilluar projekte për një gamë klientësh

Erisa dhe Janina janë themelueset dhe udhëheqëset e “Think B Agency”, kompani e specializuar për zhvillimin e komunikimit strategjik dhe marketingut digjital, e cila ka shënuar sukses që nga krijimi i saj pesë vjet më parë. Në një intervistë të dhënë për revistën albinfo.ch, ato ndanë historinë e rrugëtimit të tyre drejt suksesit, duke theksuar përkushtimin dhe pasionin që kanë për punën e tyre.
Me ekipin e tyre në zemër të Prishtinës, Erisa dhe Janina tashmë kanë depërtuar suksesshëm në tregun zviceran, ku kanë zhvilluar dhe implementuar projekte për një gamë klientësh përgjatë viteve. Një nga këto projekte është edhe puna që realizuan për njërin nga 100 Hotelet Historike të Zvicrës, Hotelin Crusch Alva.
“Ka qenë një punë monumentale për ekipin tonë – të rikrijosh identitetin dhe uebfaqen e njërit prej 100 hoteleve historike të Zvicrës është një përgjegjësi e jashtëzakonshme, ku njohja dhe mishërimi me historinë e hotelit dhe vendit ka qenë parësore, andaj kemi udhëtuar në Zuoz dhe pas shumë takimeve me klientin, kemi arritur të realizojmë identitetin e ri që do të qëndrojë për shumë dekada në vijim”, tregon Erisa.
Projekt tjetër që veçon punën e Think B Agency prej kompanive të tjera është edhe zhvillimi i logos dhe brendit të një hoteli 12 minuta larg skiliftëve të St. Moritz, hotel ky që do të hapet në dhjetor 2024, dhe për të cilin momentalisht nuk mund të ndajnë më shumë detaje.
Përveç projekteve me zhvillim të uebfaqeve dhe krijimit të logove, Erisa dhe Janina kanë bashkëpunime të rregullta afatgjate me kompani për menaxhim të marketingut digjital, siç janë rrjetet sociale, duke krijuar dhe zhvilluar foto, video, dizajne dhe strategji të komunikimit, me qëllim ngritjen e reputacionit dhe shitjeve. Klientët e tyre janë të fushave nga më të ndryshmet, si në arkitekturë e dizajn interier, letërsi, kujdes për lëkurën, produkte bukurie, institucione financiare dhe të tjera. Ndër projektet që ia vlen të përmendet është edhe organizimi i promovimit të librit ‘Barrë dhe bekim’ të autores shqiptare nga Zvicra, Shqipe Sylejmani, në kolegjin prestigjioz Harvard, në SHBA.
Mirëpo nuk përfundon me kaq angazhimi dhe depërtimi i dy të rejave në biznes në raport me Zvicrën. Kompania e tyre e dytë simotër ‘Fire & Powder’, e cila merret me dekore të ngjarjeve, si dekori i dasmave, ditëlindjeve, përvjetorëve, eventeve të korporatave, ka tash mbi një vit që është përgjegjëse për dekorin e qendrës tregtare ‘Shoppi Tivoli’ në Cyrih, për sezonet e ndryshme të vitit.
Planet e Janinës dhe Erisës shkojnë edhe më tutje! Vajzat ambicioze nga Kosova pretendojne të shpërndajnë punën e tyre me gjerë se në Kosovë dhe Europë, duke ofruar shërbimet edhe për tregun e Amerikës.
Më shumë rreth punës, projekteve dhe ekipit të Think B Agency vizitoni uebfaqe www.thinkbagency.com
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani Një 18-vjeçar vdiq të premten si pasojë e një aksidenti që ndodhi teksa ai ishte duke...
-
30 vjet të Ansamblit “Vatra”, një përvjetor që frymëzon
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen
-
Mira Murati këtë vikend martohet në një ceremoni private në Toskanë
-
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton denjësisht traditat shqiptare
Jeta në Austri
-
Ekstremi i djathtë në Austri përpiqet të shfrytëzojë tragjedinë në Graz për përçarje dhe urrejtje Pas të shtënave tragjike në shkollën e Grazit, zëra të ekstremit të djathtë në Austri po...
-
Austri: Sa po zbatohet vendimi për ndalimin e telefonave në shkolla?
-
Policia e Vjenës do të mbyllë 2/3 e stacioneve gjatë fundjavave dhe festave
-
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton denjësisht traditat shqiptare
-
Austri: Shpenzimet e shëndetësisë rriten me 8% në 57 miliardë euro në 2024-ën