Kosova
Për tre muaj, afro 1 milion pasagjerë udhëtuan përmes aeroportit të Prishtinës
Raportohet rritje e udhëtimeve dhe fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, shkruan albinfo.ch.
Sukses i pandërprerë: Tremujori i parë i këtij viti u përmbyll me 29,19% rritje në numër të udhëtarëve dhe 26,34 % rritje në numër të fluturimeve. Viti 2024 shërbeu 839,546 udhëtarë dhe 5,376 fluturime, përderisa 2023-a shërbeu 649,585 udhëtarë dhe 4,256 fluturime.
Investime prej 120 milionë euro, me një kontribut për Kosovën prej mbi 221 milionë euro. Dy porta të reja do të shtohen në secilën anë, pra 4 porta të reja, duke dërguar numrin në total nga 8 në 12. Gjithashtu, edhe 757.45 m2 janë zgjeruar në sipërfaqe nga ana publike.
Linjat e reja më 2024: Fluturime shtesë dhe destinacione të reja nga Prishtina në Luksemburg, Halmstad, Riga, Izmir, Frankfurt-Hahn, Köln, Bon, Oslo, Kopenhagë, Burgas.
Kujtojmë se viti 2023 arriti një numër rekord me 3 milionë e 424,883 udhëtarë.

Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











