Shqipëria
Dy mediet e njohura suedeze, “Livsstil” dhe “Dagens Nyheter”, zbulojnë për lexuesit e tyre bukuritë natyrore të Shqipërisë
Me një itinerar të pasur turistik, nga Saranda joniane, plot plazhe të kaltra e intime, Dhërmiun fantastik me hotelin panoramik mbi det Zoe Hora, Vlorën e shndritshme, blogeri Kristofer Lönnå rrëfen për ‘Livsstil’ aventurën e tij të bukur në Shqipëri, ku bleu edhe një apartament buzë Sarandës për të pushuar, si dhe jep këshilla për një udhëtim atraktiv në Shqipëri, transmeton albinfo.ch.
Ndërkaq me një reportazh nga veriu në jug të Shqipërisë, media ‘Dagens Nyheter” promovon Liqenin e Komanit, Shkodrën, Krujën, Tiranën, plazhet ranore të Adriatikut në Lalëz e Hamallaj sitet e lashta arkeologjike Apolloninë dhe Orikun, fortesën e bukur të Porto Palermos, si dhe kulinarinë shqiptare mesdhetare, duke u bërë një ftesë të hapur qytetarëve suedezë të vizitojnë Shqipërinë e bukur, këtë perlë miqësore të Mesdheut.
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












