Kosova
Biden nominon një diplomat shqiptar për ambasador të SHBA-së në Mal të Zi
Mësohet se i nominuari nga Presidenti Biden, B. Bix Aliu, do të jetë ambasadori i parë shqiptaro-amerikan i SHBA-së, një hap drejt një përfaqësimi dhe përfshirjeje më të madhe për komunitetin shqiptar në SHBA, përcjell albinfo.ch.
Bix Aliu, i nominuar për postin e ambasadorit të ardhshëm amerikan në Malin e Zi, para Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë tha se nëse konfirmohet, do të punojë për përshpejtimin e procesit të integrimit të Malit të Zi dhe forcimin e luftës kundër ndikimeve të huaja keqdashëse.
Për këtë nominim ka reaguar edhe Drilon Gashi, shef i Misionit të Kosovës në Poloni.
Ai ka shkruar në ‘Facebook” se kjo është dëshmi shumë e mirë e dhënë nga i emëruari për ambasadorin e SHBA-së në Mal të Zi, B. Bix Aliu dhe se Aliu do të jetë një ambasador i shkëlqyeshëm i SHBA-së dhe do të vazhdojë t’i bëjë shqiptaro-amerikanët krenarë me shembullin e tij të ndritshëm.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena













