Kosova
Thirrje për barazi dhe drejtësi për gratë në Kosovë
Kosovë – Me thirrjet “Sot marshojmë, përditë luftojmë”, “Drejtësi për gratë e vrara”, “Drejtësi për gratë e gjalla”, “Punë për mu çfarë pune du”, “Edhe sa thirrje të humbura”, “Poshtë prokuroria patriarkale”, “Poshtë homofobia”, “Trupi jem, e drejta jem”, e slogane të ngjashme, aktivistë dhe qytetarë marshuan në rrugët e Prishtinës më 8 mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, përcjell albinfo.ch.
Marshi i përvitshëm organizohet nga kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, duke bërë thirrje për barazi dhe drejtësi për gratë.
Qytetarët nisën marshin e tyre nga sheshi Zahir Pajaziti, drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke bërë thirrje për drejtësi për gratë e vrara në Kosovë dhe për mbrojtjen e grave që janë viktima të dhunës në familje.
Protesta të ngjashme janë mbajtur edhe vitet e kaluara në Kosovë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Nga Rrjeti i Grave të Kosovës thanë se as këtë 8 mars gratë nuk do të festojnë, por do të marshojnë “për të drejtat e grave dhe vajzave: të drejtën në punë pa diskriminim, të ecim pa u ngacmuar, pa frikë e dhunë, për jetë autonome, e pavarur dhe e fortë”.
Aktivistët për të drejtat e grave kanë thënë se gratë diskriminohen sa i përket punësimit dhe po ashtu kërkojnë më shumë siguri për gratë në ambientet publike dhe private.
Nga viti 2010 deri në nëntorin e vitit 2023, në Kosovë janë vrarë 55 gra. Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në disa raste, kanë fajësuar autoritetet për dështim në mbrojtjen e grave të rrezikuara nga dhuna. Në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











