Shqipëria
Talat Xhaferi ndan fotot me Ramën: U takuam në Mynih, biseduam për 2 evenimente
Kreu i qeverisë teknike në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, janë takuar së bashku në Mynih, përcjell albinfo.ch.
Lajmin e ka bërë të ditur Xhaferi, i cili ka postuar në faqen e tij në Facebook fotot me kryeministrin Rama. Ai e ka quajtur kryeministrin shqiptar “homologun e tij të mirë”, ndërsa ka theksuar se së bashku kanë folur për dy evenimete të rëndësishme.
“Në Mynih u takova me mikun dhe homologun tim të mirë, Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.
Biseduam për dy evenimentet shumë të rëndësishme, mikpritës i të cilave do të jetë Tirana: Samiti i EJL- Ukrainë dhe Konferenca në nivel të lartë, e dedikuar për Planin e rritjes të BE-së.
Më gëzon që takimi më 29 shkurt do të paraqesë vazhdim të takimit që u realizua në Shkup më 22 janar, duke e konfirmuar rëndësinë që ia kushtojmë përforcimit të mëtejshëm të ndërlidhjes rajonale dhe tregut të përbashkët rajonal, si parakusht për përgatitjen për hyrje në tregun e përbashkët evropian”, shkruan Xhaferi.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









