Shqipëria
Zbardhet axhenda e Blinken në Tiranë
Blinken do të takojë Begajn, Ramën dhe një grup të rinjsh
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të vizitojë nesër Tiranën. Ish-ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, aktualisht Zëvendës Ndihmës Sekretare e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, së bashku me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, James O’Brien, në një konferencë telefonike për mediat nga Uashigntoni zbardhën axhendën e vizitës disaorëshe të kryediplomatit amerikan në kryeqytetin shqiptar, përcjell albinfo.ch.
Ai do të mbërrijë në Shqipëri rreth orës 11:00 dhe do të qëndrojë deri rreth orës 20:00. Sekretari amerikan Blinken do të takohet me Presidentin Bajram Begaj dhe me kryeministrin Edi Rama, me të cilin do të ketë edhe një konferencë shtypi.
Kryeministria njofton se takimi dhe konferenca janë parashikuar në harkun kohor 16:00-19:00.
Zyrtarët e lartë amerikanë bënë të ditur se Sekretari Blinken do të falënderojë krerët e shtetit dhe Shqipërinë që ka qenë bashkëpunëtorja e SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga viti 2000. Gjithashtu, gjatë kësaj vizite përfaqësuesi i lartë amerikan do të theksojë bashkëpunimin e madh të Shqipërisë me SHBA-në për afganët, si vijim i traditës historike për të strehuar të huajt.
DASH në njoftimin për turin e Blinken në Europë theksoi se në Tiranë ai do të riafirmojë fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë, një partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe një aleat i fortë në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Në fokus të bisedimeve do të jetë gjithashtu e ardhmja e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor.
Më pas, gjithashtu Blinken do të takohet te Piramida edhe me një grup prej rreth 100 të rinjsh, që kanë studiuar në programe të ofruara nga Shtetet e Bashkuara, si Fulbright dhe Programi i Vizitorit Drejtues Ndërkombëtar.
Pas Tiranës, ai do të udhëtojë drejt Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Kjo do të jetë vizita e parë e Blinken-it në Shqipëri. Më herët, vendin tonë e kanë vizituar edhe paraardhësit e tij: James Baker më 22 qershor 1991, Madeleine Albright, më 19 shkurt 2000, Colin Powell në vitin e 2003, Hillary Clinton në nëntor të 2012 dhe John Kerry, më 14 shkurt të vitit 2016.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












