Shqipëria
Rritet numri i turistëve të huaj që vizitojnë Tiranën
Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, po vizitohet nga një numër i madh i turistëve të huaj ditëve të fundit.
Jemi nga Skocia. Donim të vizitonim një vend të ri dhe erdhëm në Tiranë. Sa herë iu thoshim miqve tanë që do ikim në Tiranë, na thoshin: “Oh, është një vend vërtet i bukur, ndaj dhe ne erdhëm. Ne kemi disa ditë këtu dhe moti është fantastik. Tirana qenka një miksim mes ndërtesave të vjetra dhe ndërtesave moderne, mjaft interesante. Do t’ua u rekomandojmë dhe të njohurve tanë për ta vizituar”, thotë një turist, shkruan TCH.
Drejtoresha e promovimit të qytetit, Mirel Koçollari, ka thënë se që nga pjesa e shërbimeve te pjesa e kualitetit të ushqimit, të njerëzve, të guidave dhe në fakt dhe te pjesa e çmimeve, Tirana garon me kryeqytetet e tjera evropiane.
“Pa diskutim ka disa fasha çmimesh, duke filluar nga ata që janë backpackers që gjejnë hapësirën e tyre e deri tek ata që preferojnë gjera pak më shumë kualitative dhe preferojnë të shpenzojnë më shumë, kështu që unë mendoj që Tirana i ka të gjitha që çdo turistë mund të ketë mundësi të zgjedhë“, ka thënë ajo.
Tutje, ajo është shprehur se nëse më parë turistët vinin nga fundi i marsit, nga viti i kaluar situata është më ndryshe dhe për këtë arsye ka njoftuar se Tiranës do t’i shtohet dhe një tjetër pikë, ku të huajt do të mund të marrin informacione të ndryshme për qytetin.
“Ne kemi një Infopoint të Bashkisë së Tiranës, ku presim të gjithë turistët që vijnë në Tiranë dhe japim informacion për të gjitha pjesët turistike dhe atraksionet turistike të Tiranës. Jemi duke projektuar edhe një shtëpizë të vogël që do të jetë një Infopoint në sheshin “Skënderbej”, sepse është i papërballueshëm, në fakt, fluksi dhe vetëm një zyrë nuk arrin dot që t’i përballojë”, ka thënë ajo, përcjell albinfo.ch.
Vitin e kaluar Shqipëria është vizituar nga 10.1 milionë turistë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Ambasada e Kosovës organizon panel me diasporën shqiptare në Berlin Në kuadër të “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”, Ambasada e Republikës së Kosovës në... -
Diaspora
Mijëra qytetarë të Kosovës votojnë sot në ambasada dhe konsullata -
Mbi 11 për qind e diasporës voton brenda orëve të para -
Suedi
Diaspora në Suedi nis procesin e votimit, qytetarët ushtrojnë të drejtën e votës -
Gjermani
Nga punëtor i thjeshtë në Gjermani deri te titulli “Dachdeckermeister”, historia frymëzuese e Nderim Hajdari
Jeta në Austri
-
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë Në orën 19:00 është mbyllur procesi i votimit në Vjenë të Austrisë. Nga ora 07:00 deri... -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta -
Austria planifikon një rritje vjetore prej 100 milion € për shërbimet e kujdesit











