Shqipëria
Edhe një rast tjetër i mbylljes dhe monitorimit të gruas nga bashkëshorti në Shqipëri
Asiqer Mandri, 34-vjeçar nga Shqipëria, ka monitoruar gruan e tij me kamerat e sigurisë që kishte instaluar në banesën e tij. Tv Klan ka siguruar këto foto ekskluzive, ku siç mund të shihet, i riu shfaqet në prezencë të fëmijëve të tij të mitur dhe gruas së tij. Mbi dyshimet për dhunë dhe këto pamje filmike, Policia e Tiranës ka vënë në pranga 34-vjeçarin.
Mandri u padit për dhunë nga bashkëshortja e tij, e cila vetëm disa orë më vonë ajo e hoqi kallëzimin, duke thënë që nuk ishte mirë kur e bëri.
34-vjeçari ishte kthyer nga Gjermania vetëm pak ditë më parë, ndërsa kohët e fundit kishte shfaqur shenja xhelozie dhe dyshonte se gruaja e tij e tradhtonte.
Për dy javë në Shqipëri, ky është rasti i dytë i regjistruar në Tiranë, ku gra e fëmijë izolohen në banesë dhe monitorohen me kamera sigurie. Po për të njëjtën akuzë më 26 janar u vu në pranga edhe Jetnor Zhabolli.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











