Të tjera
Sa banorë jetojnë në Ulqin, Plavë, Guci dhe Tuz?
Në Mal të Zi jetojnë 633,158 banorë, dy për qind më shumë se në vitin 2011, përcjell albinfo.ch.
Këtë e kanë treguar rezultatet preliminare të regjistrimit, të cilat i ka bërë të ditur sot drejtori i Administratës së Statistikave të Malit të Zi, MONSTAT, Miroslav Pejoviq.
U regjistruan 217.441 familje dhe 396.873 banesa. Numri më i madh i banorëve është regjistruar në Podgoricë, Nikshiq, Tivar dhe Bijelo Polje, ndërsa më i vogli në Shavnik, Pluzhine dhe Zhabljak.
Në Ulqin jetojnë 21 395 banorë, gjegjësisht ka rritje për 2014 qytetarë. Në Plavë tash banojnë 10 378 nga 9081 sa ishin në vitin 2011.
Gucia ka rritje të popullsisë për 635 persona, gjegjësisht jetojnë 4662 qytetarë. Në Tuz jetojnë 13 142 banorë, përkatësisht 1763 më shumë se para regjistrimit të fundit.
Rezultatet përfundimtare do të shpallen në gjysmën e dytë të vitit, transmeton Telegrafi.
“Sipas rezultateve paraprake të Censusit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në vitin 2023, në Mal të Zi jetojnë 633,158 banorë. Regjistrimi ka mbledhur të dhëna për 217,441 familje dhe 396,873 banesa ndërsa janë grumbulluar gjithsej 673,203 të dhëna gjatë fazave”, tha Pejoviq.
Ndihmësdrejtoresha e MONSTAT, Snezana Remikoviq njoftoi se në krahasim me regjistrimin e vitit 2011, numri i banorëve është rritur për dy për qind.
“Rritja e numrit të familjeve është pak më e lartë dhe kemi 217,441 amvisëri. Kur flasim për apartamente, kemi rritjen më të madhe, e cila është regjistruar rreth 26 për qind dhe i referohet 396,873 banesave për të cilat janë mbledhur të dhënat”, tha ajo.
Ajo tha se aktualisht nuk kanë të dhëna se sa ka ndikuar numri i të huajve në numrin e banorëve në Mal të Zi, që do të dihet kur të përfundojë përpunimi i të dhënave.
“Më së shumti banorë janë në Podgoricë, Nikshiq, Tivar, Bijelo Polje. Në këto katër komuna janë të përqendruara pak më shumë se 50 për qind e popullsisë së Malit të Zi. Në komunat e tjera kemi një numër dukshëm më të vogël të banorëve”, theksoi Remikoviq.
Duke iu përgjigjur pyetjes se pse nuk ka të dhëna për kombësinë, fenë dhe gjuhën, drejtori i MONSTAT-it, Pejoviq theksoi se të dhënat e sotme bazohen në ato që dalin nga qarqet e regjistrimit dhe se ato janë vlera agregate dhe se është e pamundur të raportohet çdo karakteristikë apo veçori tjetër e popullsisë pa futur të dhënat.
Regjistrimi në Mal të Zi u mbajt nga 3 deri më 28 dhjetor, pasi u zgjat disa herë për shkak të kërkesave të opozitës dhe këshillit të popujve më pak të shumtë që paraprakisht të plotësohen disa kushte për zbatimin e tij.
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër Autoritetet zvicerane publikuan në maj projektin për konsultim të reformës AHV 2030. Synimi është stabilizimi i... -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane”
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin












