Maqedonia
Kovaçevski: Anketa më e mirë vjen ditën e zgjedhjeve, pres që t’i kemi mbi 61 deputetë
LSDM është parti progresive dhe ka dëshmuar se është faktor stabiliteti së bashku me partnerët e koalicionit në vend. E vetmja që shkakton probleme në këtë vend është VMRO-DPMNE. Anketa më e mirë gjithmonë vjen në ditën e zgjedhjeve. Pres që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të kemi mbi 61 deputetë dhe ta formojmë qeverinë e re proevropiane, tha kryeministri në dorëheqje dhe kryetar i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, përcjell albinfo.ch.
Sipas Kovaçevskit, nuk ka asnjë rast në botë që dikush të marrë pjesë në qeveri dhe të mos e votojë të njëjtën.
“Ka raste që dikush nuk merr pjesë në qeveri, por voton për të. Ndërsa ne këtu do të kemi rast ku do të marrë pjesë dhe nuk voton për ministrat e saj. Në vitin 2016, në janar, VMRO-DPMNE propozoi qeveri teknike me mandatar Emil Dimitrievin pa u përmbushur detyrimet e marrëveshjes së Përzhinës. Ministrat i nominoi mandatari, ata u propozuan, por me faktin se nuk u përmbushën kushtet e marrëveshjes së Përzhinës, ministrat pas kësaj dorëzuan dorëheqje. Vazhduan negociatat dhe Kuvendi që u shpërnda u konstituua përsëri dhe më pas në shtator u propozuan ministrat nga LSDM dhe asokohe u votua Qeveri në të cilën morën pjesë ministrat e LSDM-së dhe të cilët u mbështetën nga të gjitha partitë politike që morën pjesë në atë qeveri teknike. Mendoj se kishte 95 vota në atë kohë ajo qeveri”, ka thënë Kovaçevski në intervistën e medias maqedonase.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












