Maqedonia
Pse dështoi takimi i ‘Open Balkan’ që ishte paraparë të mbahet sonte në Shkup?
Ditën e nesërme do të mblidhen në Shkup liderët e vendeve të rajonit, të cilët do të diskutojnë rreth Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të miratuar nga Komisioni Evropian.
Gazetari Naser Pajaziti është shprehur për euronews se më herët ishte planifikuar që ditën e sotme të mblidheshin përfaqësuesit e vendeve të “Ballkanit të Hapur”, përfshi edhe kryeministrin Edi Rama, por kjo sipas tij u anulua.
Sipas Pajazitit, anulimi i këtij takimi është një mesazh i qartë se BE në këtë situatë nuk do të lejojë projekte apo iniciativa që janë mbi çështjet prioritare të vetë unionit.
Pra sipas tij, BE nuk do të lejojë projekte apo iniciativa të tjera në Ballkan, përpos procesit të Berlinit.
“Unë do të flas paraprakisht ndryshimin e takimit të sotëm. Sot ishte parashikuar takimi për ‘Ballkanin e Hapur’, i thirrur nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, që kishte të bënte me nënshkrimin e një protokolli për tregun e lirë të fuqisë punëtore të këtyre vendeve.
Qeveria e Maqedonisë papritur e anuloi këtë takim në prag të këtij samite të nivelit të lartë të BE me vendet e Ballkanit të Hapur. Për sot ishte planifikuar një takim i treshes së vendeve të Ballkanit të Hapur ku ishte përmendur edhe prania e kryeministrit shqiptar Edi Rama, por kjo nuk ndodhi.
Ky anulim është shumë i qartë se BE në këtë situatë gjeostrategjike nuk do lejojë projekte që janë mbi iniciativat apo mbi çështjet prioritare të BE. Kemi të bëjmë me një pozicion të qartë nga BE se nuk do të lejojë diçka mbi procesin e Berlinit”, tha Pajaziti.
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas











