Lajme
Gjermani: Si u prit miratimi i ligjit për nënshtetësinë?
Rreth 12 milionë njerëz në Gjermani nuk kanë pasaportë gjermane, megjithëse shumica e tyre jetojnë më shumë se 10 vjet në Gjermani. Kjo ka për të ndryshuar me ligjin e ri për nënshtetësinë. Ata që e sigurojnë vetë jetesën, mundet në të ardhmen të marrin pasaportën gjermane pas 5 dhe jo më 8 vjetësh.
Kush për shembull angazhohet tek zjarrfikësit vullnetarë, pra sjell një arritje integrimi të veçantë, mundet që të marrë nënshtetësinë gjermane edhe pas 3 vjetësh. Risia tjetër, pasaportë e dyfishtë është e mundur për të gjithë ata, që nuk janë qytetarë të BE.
“Njerëzit që prej vitesh jetojnë këtu, kanë qasje të plotë tek e drejta demokratike për të votuar, pa e varur në gozhdë historinë e vet”, shpjegon Konstantin von Notz, zëvendëskryetar i grupit parlamentar të Të Gjelbërve, kundrejt gazetës “taz”.
Hakan Demir nga SPD e vlerëson të suksesshme reformën. Qeveria e koalicionit është “koalicioni i vetëm politik, me të cilën ishte e mundur një gjë e tillë”, thotë deputeti për gazetën “taz”. Derya Türk-Nachbaur nga grupi parlamentar socialdemokrat shënon në platformën X, se mesazhi për miliona vetë është “Ju jeni pjesë e jona”.
Kurse sekretarja e shtetit për migracionin, refugjatët dhe integrimin, Reem Alabali-Radovan, deklaroi në radion Deutschlandfundk, se kushtet për të marrë nënshtetësinë gjermane do të mbeten edhe më tej të larta. Gjermania do të jetë një vend modern imigrimi, por në tërheqjen e forcave të kualifikuara krahasuar me vendet e tjera, ajo nuk kryeson.
Ministrja e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser, SPD gjatë debatit në Bundestag tha, se “edhe ne duhet t’u bëjmë një ofertë njerëzve, atyre që janë të kualifikuar nga e gjithë bota si e bën SHBA apo Kanadaja.”
Zëvendëskryetari i grupit parlamentar socialdemokrate, Dirk Wiese, tha se “ne kujdesemi që njerëzit që e kanë bashkëndërtuar këtë vend, kanë të drejtë edhe nga ana ligjore në këtë vend”.
Deputeti i SPD, Adis Ahmetovic e quan ligjin për nënshtetësinë e dyfishtë, jo vetëm një instrument të mençur ekonomikisht për të fituar fuqi të kualifikuar punëtore, por edhe “një mirënjohje të vonuar për arritjet e njerëzve me histori migrimi në Gjermani”.
Unioni i CDU dhe CSU e kritikon reformën e nënshtetësië. Deputeti i CSU dhe Sekretari i Përgjithshëm i saj, Alexander Dobrindt në muajt e kaluar ka bërë fjalë për “një ofrim me çmim të lirë” të nënshtetësisë gjermane. “Të ruhet vlera e nënshtetësisë gjermane” ishte titulli i një kërkese të grupit parlamentar konservator, ku vlerësohet si “tërësisht e gabuar” reforma.
Aty theksohet se reforma e qeverisë injoron “krizën e migracionit dhe problemet e integrimit”. Unioni kërkon një projektligj, që “të drejtën e nënshtetësisë e zhvillon me kujdes dhe të orientuar nga realiteti”.
Zëdhënësi i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, Alexander Throm, u shpreh se bëhet fjalë për një “ligj për zhvlerësimin e nënshtetësisë”. Afatet e reja janë shumë të shkurtra për të siguruar, se integrimi është arritur ashtu si duhet. “Qeveria nuk ndryshon thjesht një ligj me nënshtetësinë, ajo ndryshon shoqërinë tonë.”
E re është që të huajt nuk duhet të vetëm të pranojnë rendin liberal demokratik të kushtetutës gjermane, para së të bëhen gjermanë, por edhe përgjegjësinë e veçantë historike të Gjermanisë për kohën e nacionalsocializmit dhe pasojat e tij, sidomos për mbrojtjen e jetëve hebreje.
Ministri federal i Drejtësisë, Marco Buschmann nga FDP në lidhje me protestat antisemitiste në rrugët gjermane është shprehur se “nuk është e pajtueshme me vlerat tona, kur festohet në rrugët gjermane vrasja masive e hebrenjve pas Holokaustit dhe kërkohet Kalifati si formë e shtetit.”
Kritika për reformën e nënshtetësisë vijnë edhe nga organizata të shoqërisë civile për shkak se hiqen përjashtimet për ata që nuk e sigurojnë vetë jetesën. Të prekurit në të ardhmen mund të marrin nënshtetësinë vetëm në rast të vërtetimit të një rasti të veçantë përjashtues. Ata nuk kanë më të drejtë ligjore për këtë, vendimi varet nga autoritetet përkatëse.
Do të kishim dëshiruar një zgjidhje ligjore “që përjashton diskriminimin e njerëzve me kufizime fizike, ata që rrisin fëmijët vetëm apo të moshuarit”, kritikoi Ulrich Schneider, drejtues i Shoqatës Gjermane të Bamirësisë./DW
E-Diaspora
-
LDK shënon 34 vjetorin e veprimtarisë në Zvicër me tubim në Gjenevë Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar 34 vjetorin e veprimit të saj politik në Zvicër. “Para...
-
Një mbrëmje plot risi dhe frymëzim
-
Komuniteti shqiptar në Itali merr pjesë në “Festën e Popujve” në Bari
-
Albian Hajdari mund të jetë befasia e Zvicrës në Evropian
-
Shqiptari në Angli fsheh drogë në çorape, dënohet me tre vjet burgim
Jeta në Austri
-
Kombëtarja shqiptare vendoset në Grac të Austrisë Në Austri kombëtarja do të qëndrojë deri më 8 qershor...
-
Gjashtë gjëra që duhet t’i dini për vizitat te mjeku në Austri
-
Kur janë pushimet shkollore në Austri në vitin 2024?
-
A është më mirë të marrësh me qira apo të blesh pronë në Austri tani?
-
Presidentja Osmani arrin për vizitë në El Salvador, pritet me ceremoni shtetërore