Shqipëria
Shqipëria e “bllokuar” nga bora, si paraqitet gjendja?
Reshjet e shumta në Shqipëri kanë vazhduar që nga mbrëmja e së premtes, deri të shtunën ka krijuar vështirësi në disa akse rrugore.
Gjatë natës mes së shtunës dhe dielës ka rënë intensiteti i reshjeve të dëborës në zonën veriore, por është rritur në zonën juglindore si në Qafë Thanë-Korçë, Zëmblak-Dogana Goricë, Korçë-Ersekë, Korçë-Dogana Kapshticë, në Dardhë dhe në Voskopojë.
Aksi Qafë Thanë-Doganë është përfshirë nga erë e fortë. Temperaturat kanë qenë në ulje, duke shënuar deri në -11 °C në zonat malore.
Sipas ARRSH, Grupet e punës me mjetet borëpastruese në terren kanë bërë pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.
Ndërsa qarkullimi vijon pa probleme, ARRSH bën apel për drejtuesit e mjeteve që të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur të udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
Gjatë së shtunës pati bllokime të akseve rrugore në veri e jug të Shqipërisë, megjithatë këtë mëngjes janë liruar.
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













