Lajme
10.000 fermerë bllokuan Berlinin, me traktorë e kamionë
Berlini është shndërruar të hënën në qendrën e protestave të fermerëve nga mbarë Gjermania kundër planit të qeverisë Scholz për të shkurtuar paketat e subvencionimeve për naftën.
Pasi prej disa ditësh kanë shprehur revoltën e tyre duke bllokuar hyrjet e autostradave dhe ngadalësuar trafikun në gjithë Gjermaninë, 10.000 fermerë, me mjetet e tyre bujqësore e nisën javën duke bllokuar simbolin e kryeqytetit, “Portën e Brandenburgut”.
“Mijëra fermerë po mbushin rrugët e kryeqytetit gjerman për të protestuar kundër reduktimit të subvencioneve bujqësore, një fakt që shumë shpejt mund të rëndojë publikun konsumator”, raporton gazeta “Bild”.
Sipas gazetës “Bild”, 1300 policë janë vendosur në rrugët e kryeqytetit duke mbikëqyrur demonstratën e fermerëve.
Grumbullimi i sotëm i fermerëve në Berlin është kulmi i mobilizimeve që nisën një muaj më parë me kërkesën bazë për tërheqjen e vendimit të qeverisë për shkurtimin e subvencioneve të naftës për bujqësinë.
“Më shumë se 5000 automjete erdhën sot në kryeqytet për këtë qëllim”, tha një zëdhënës i policisë, duke shtuar se është ende herët për të dhënë informacion më të saktë për numrin e pjesëmarrësve në demonstratë.
Kërkesat e fermerëve mbeten të qarta: vazhdimi i plotë i subvencionimit për naftën, të cilin ata e konsiderojnë vendimtar për sektorin prodhues, por edhe mbështetje më e gjerë për sektorin e bujqësisë, i cili vitet e fundit është prekur fuqishëm nga konkurrenca e pandershme nga jashtë dhe pasojat më të gjera të luftës në Ukrainë dhe krizës energjetike.
Fermerët gjermanë ndihen të lënë pas dore nga politika qendrore e Gjermanisë, pavarësisht garancive për të kundërtën nga ministri përgjegjës i Bujqësisë, Cem Ozdemir.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë













