Lajme
Stuhia Zoltan godet Gjermaninë, mbyllen disa nga tregjet e Krishtlindjeve
Një stuhi e fuqishme ka goditur Gjermaninë, sidomos veriun e vendit, duke shkaktuar lëndime në njerëz dhe dëme të mëdha.
Stuhia e njohur me emrin “Zoltan” shkaktoi probleme të mëdha të shërbimeve hekurudhore, ndërsa lëvizja e anijeve në zonë u ndërpre.
Agjencia Federale Detare dhe Hidrografike ka lëshuar paralajmërime për një përkeqësim të rrezikshëm të situatës në Hamburg, si dhe në rajonet bregdetare në Detin e Veriut dhe atë Baltik, shkruan albinfo.ch.
Sipas autoriteteve, niveli i ujit i kalon tre metra mbi nivelin normal të ujërave në rast rreziku të përmbytjes ndërsa policia paralajmëroi njerëzit të mos qëndrojnë në zonat e rrezikuara.
Mediat e huaja kanë raportuar se për shkak të stuhisë, në disa pjesë të Gjermanisë, tregjet tradicionale dhe të shumëpritura të Krishtlindjeve u mbyllën, ndërsa në trafikun hekurudhor pati ndërprerje e vonesa të mëdha, si dhe anulime të disa udhëtimeve më të gjata.
Në landin Renani Veriore-Vestfali, ekipet e shpëtimit kanë qenë të angazhuara gjatë gjithë natës për shkak të dëmtimeve në rrugë, automjeteve dhe rënie të pemëve.
Në landin Saksoni-Anhalt ka pasur dëme të konsiderueshme dhe dy të plagosur, ndërs landin Shlezvig-Holshtajn një person u plagos rëndë pas përplasjes së automjetit të tij me një pemë të rrëzuar në rrugë. Në Hesen sakaq, autoritetet lokale njoftuan se dëmet e shkaktuara nga stuhia, kapërcejnë vlerën prëj 130.000 euro.sh
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










