Kosova
Administratori shqiptar në MRG, storie suksesi në Itali
Nga një punëtor i thjeshtë, tani si themelues e administrator i shoqërisë MRG, prej një dyqani në lokalitetin Borghesiana në Romë, Zef Marku vepron si furnitor në tregun e pajisjeve elektronike dhe elektroshtëpiake në rajonin italian të Lacios, përcjell albinfo.ch.
Duket se punësimi i parë në Romë konsiston pranë një dyqani shitjesh materialesh sportive në lagjen Centocelle.
“Përveçse në praktimin e gjuhës italiane në një vend të huaj, ajo punë më ka ndihmuar shumë në përmirësimin e komunikimit me personat, pa menduar ende atëherë se në një të ardhme do të ballafaqohesha me një klientelë në cilësinë e furnizuesit siç jam sot. Nën organizimin e dyqanit, merrja pjesë në kurset e formimit për praktika sportive edhe jashtë Romës”, tregon Marku.
Kalimi në punësimin pranë një sipërmarrjeje shpërndarjeje pajisjesh elektroshtëpiake i mundëson administrim logjistik magazinash të tyre dhe i jep autonominë ekonomike të mbajë në jetë përkohësisht një dyqan familjar në Bërdicë të Shkodrës.
Specializimi në riparimin e elekroshtëpiakeve zgjeron mundësinë për aktivitet më të pavarur, materializuar në administrim magazinash dhe krijimin e shoqërisë MRG më 2019. “Në këtë periudhë u fokusova në rritjen e aftësive sipërmarrëse dhe zgjerova kapacitetin e ndërveprimit me klientët, duke krijuar taktika komunikimi e lidhjeje me ta e familjarët e tyre”, vazhdon rrëfimin e tij. “Shtimi i klientëve ndodhi në periudhën e pandemisë Covid-19, gjatë së cilës nuk e ndërpreva aktivitetin e shpërndarjes.
Hapa dyqanin e MRG në Borghesiana, hap për të cilin fitova siguri ta kryej pasi kisha krijuar kontakte me një seri shoqërish të sektorit të elektroshtëpiakeve. Në bazë të një marrëveshjeje furnizimi, 68% të mallrave e marr prej Eurocom, që në Itali është një prej operatorëve kryesorë italianë të specializuar në shpërndarjen e materialeve në këtë sektor e atë të elektronikës së konsumit.”
Ndihmon sipërmarrësit si Marku të kenë klientelë të vazhdueshme dhe mundësi publicizimi të aktivitetit një tendencë zhvendosjeje demografike nga qendra e qyteteve të mëdha, si Roma në lokalitete më periferike, ku kostoja e jetës, qerave dhe e pasurive të paluajtshme janë më të përmbajtura. Në Borghesiana ai është një prej disa sipërmarrësve shqiptarë të lokalitetit. Bisedën me ne e mbyll duke na pohuar se titullariteti i një shoqërie i mundëson të projektojë më tej fuqizimin e saj dhe përfshirjen e fuqizuar në aktivitet të rrethit familjar për ta konsoliduar e zgjeruar në perspektivë.
Një analizë bërë publike pak javë më parë prej Infocamere, entitet specializuar në përpunimin e të dhënave nga dhomat italiane të tregtisë, fotografon në 38.665 numrin e sipërmarrjeve në vendin fqinj me titullar të lindur në Shqipëri dhe një raport studimor i 2022-ës informonte se në Lacio numri i tyre ishte 1.543.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit









