Kosova
Hapet Konsullata e Nderit e Republikës së Letonisë në Republikën e Kosovës
Në një ceremoni solemne, u zhvillua hapja zyrtare e Konsullatës së Nderit të Republikës së Letonisë në Republikën e Kosovës. Konsulli i Nderit, Ardian Hoxha, priti mysafirët e nderuar dhe foli rreth vizionit dhe qëllimeve që ka me Konsullatën e Nderit, përcjell albinfo.ch.
“Çdo ditë mësoj më shumë për Letoninë dhe shoh shumë ngjashmëri mes dy vendeve dhe kombeve tona”, tha Konsulli Hoxha. “Për këtë arsye, besoj se është shumë e rëndësishme të forcojmë lidhjet diplomatike, ekonomike, sportive dhe kulturore mes Letonisë dhe Kosovës. Letonia ka kaluar në një rrugëtim të ngjashëm me atë të Kosovës jo shumë kohë më parë dhe mund të mësojmë shumë nga ajo në rrugëtimin tonë drejt integrimit në Bashkimin Evropian”.
Ai shtoi se Konsullata e Nderit do të shërbejë si urë lidhëse mes Letonisë dhe Kosovës dhe se dyert janë të hapura për çdo lloj mbështetjeje apo lehtësimi të tregtisë, investimeve dhe partneriteteve ekonomike dhe kulturore. “Do të fokusohemi gjithashtu në shkëmbimin kulturor dhe arsimor dhe shpresojmë të luajmë një rol në nxitjen e kuptimit dhe respektit të ndërsjellë,” theksoi Hoxha.
Ambasadorja Elita Kuzma gjithashtu u drejtua të pranishmëve dhe deklaroi se, “Ne dëshirojmë të ju mbështesim praktikisht si dhe politikisht sa më shumë që të jetë e mundur. Prania jonë në KFOR me ushtrinë kombëtare të Letonisë tregon angazhimin tonë se siguria në Evropë është e pandarë dhe është shumë e rëndësishme për kontinentin tonë.”
Zëvendeskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ishte e ftuara e nderit në këtë ceremoni. Ajo theksoi rëndësinë e hapjes së kësaj Konsullate në vendin tonë, duke vlerësuar në veçanti rolin mbështetës të vazhdueshëm të Letonisë në të gjitha proceset e shtetndërtimit të Kosovës, si dhe në aspiratat e integrimit euro-atlantik dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
Ministrja Gërvalla u shpreh se “rritja e mëtejme e bashkëpunimit dypalësh në mes dy vendeve në të gjitha fushat e interesit të përbashkët është synim yni i vazhdueshëm.” Në ceremoninë zyrtare të hapjes së Konsullatës së Nderit, krahas shumë mysafirëve të ftuar, ishin të pranishëm edhe ambasadorë të shumtë, si dhe pjesëmarrës nga komuniteti i biznesit dhe shoqërisë civile.
Ky event shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy shteteve dhe popujve, duke hapur një kapitull të ri të bashkëpunimit dhe miqësisë mes Letonisë dhe Kosovës.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike
Jeta në Austri
-
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision Në Vjenë sot u protestua kundër pjesëmarrrjes së Izraelit në Festivalin e Këngës në Eurovision. Mijëra... -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare













