Lajme
Ambasadori i BE-së në Zvicër – i sigurt për marrëveshjen e ardhshme
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Zvicër, Petros Mavromichalis, është i bindur se një paketë e ardhshme marrëveshjesh midis Zvicrës dhe BE-së do të përmbyllet.
Sipas tij, përparësitë janë shumë më të mëdha se çdo disavantazh i mundshëm, shkruan albinfo.ch.
“Unë mendoj se ka njëfarë sigurie se ajo që është në tryezë është mjaft afër një marrëveshjeje, për të cilën të dyja palët mund të bien dakord”, ka thënë ai për RTS.
Zvicra dhe BE-ja kanë negociuar çështje institucionale për gati 15 vjet dhe problemet konsiderohen të njohura.
Për Mavromichalis, ajo që do të fitojë Zvicra është në thelb ruajtja dhe forcimi i një modeli marrëdhëniesh me BE-në që është krijuar për t’iu përshtatur asaj.
“Përtej kësaj, ne do të jemi në gjendje të ndërtojmë dhe, për shembull, të lidhim tri marrëveshje të reja të kërkuara nga Zvicra”, u shpreh tutje ai.
Sigurimet e ofruara
Ambasadori është gjithashtu i prirur të qetësojë zviceranët për çdo humbje të mundshme të sovranitetit ose presion mbi pagat.
“Nuk po flasim për anëtarësimin e Zvicrës në BE, që do të thotë ndarje e sovranitetit me shtetet e tjera anëtare. Ne po flasim thjesht për pjesëmarrjen e Zvicrës në tregun e brendshëm dhe rrjedhimisht respektimin e rregullave të saj”, deklaroi ai.
Tutje, sa i përket presionit mbi pagat, Mavromichalis beson se kjo është vetëm një frikë ose një mashtrim, pasi siç tha, Zvicra nuk është një rast unik apo i izoluar. Shtetet anëtare të BE-së kanë nivele shumë të ndryshme të pagave dhe zhvillimit ekonomik.
E-Diaspora
-
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare E reja me origjinë shqiptare është zyrtarisht kandidate në konkursin prestigjioz të bukurisë në Belgjikë, duke... -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Cakolli: VV-ja mund ta formojë qeverinë nëse siguron 65 për qind të votave të diasporës -
KQZ nis sot numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike, mbi 22 mijë qytetarë votuan jashtë vendit -
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzojnë dashurinë me një dasmë përrallore në Palermo
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta












