Lajme
Gjermania nis ndihmat në vlerë prej 1.4 milionë eurove për palestinezët
Zyra për çështjet e jashtme në Gjermani ka nisur ndihma në vlerë prej 1.4 milionë eurove për palestinezët.
Aeroplani i Forcave Ajrore të Gjermanisë tashmë është nisur drejt Kajros me 7.6 tonë ndihma mjekësore, të nevojshme për trajtimin e pacientëve të plagosur nga Rripi i Gazës, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit nga autoritetet gjermane në pako të ndihmave janë përfshirë inkubatorët dhe ventilatorët për fëmijët dhe të porsalindurit.
Ndër të tjera, bëhet e ditur se ndihmat janë dërguar me kërkesë nga qeveria egjiptiane që ka marrë në përkujdesje të plagosurit palestinezë. Një tjetër aeroplan me ndihma nga Gjermania pritet të niset edhe gjatë javës së ardhshme.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










