Kosova
Qeveria e Kosovës iu ndan shtesa prej 100 eurosh fëmijëve dhe pensionistëve për fundvit
Fëmijët dhe pensionistët do të marrin nga 100 euro shtesë këtë fundvit, tha kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë, përcjell albinfo.ch.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 178-të të saj ka votuar për subvencionimin e fëmijëve me nga 100 euro për këtë vit dhe po ashtu ndarjen e një shtese njëherëshe prej 100 eurove për pensionistët.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se të gjithë fëmijët që janë përfitues të skemave aktualisht do të përfitojnë nga 100 euro “gjatë ditëve në vijim”.
“Prindërit nuk kanë nevojë për aplikim, pasi mjetet do të kalojnë në xhirollogarinë e tyre”, ka thënë Murati.
Ministri ka thënë se pensionistët shtesën prej 100 euro do ta marrin gjatë javës në vijim, pasi pensioni i rregullt del të premten dhe, siç thotë ai, e kanë pasur të pamundur që shtesën ta bashkëngjesin me pensionin e rregullt.
Po ashtu, Qeveria e Kosovës ka ndarë 4 milionë euro për të ofruar ndihmë për rimëkëmbje ekonomike nga vërshimet që ndodhën në Kosovë në muajin shtator të vitit 2022 dhe janar të vitit 2023, përcjell tutje albinfo.ch.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se mbështetja do të jetë për bizneset dhe bujqit.
“Mbështetja do të bëhet për bizneset e bujqit. Në mbledhjen e kaluar kemi pasur mbështetje për ekonomitë familjare, derisa tash për bizneset e bujqit”, ka thënë Murati.
Gjithashtu, Qeveria miratoi themelimin e një Mekanizmi që do të mbikëqyrë lëvizjet e qytetarëve të Kosovës pas liberalizimit të vizave.
Të gjitha pikat që u miratuan nga Qeveria në mbledhjen e sotme:

E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










