Kosova
Ish-presidentja e Zvicrës: Do ta kisha shumë të vështirë ta qeverisja Kosovën sot
Në një intervistë për mediat zvicerane, Micheline Calmy-Rey, ish-presidente e Zvicrës, tha se po të ishte kryeministre e Kosovës sot, do ta kishte shumë të vështirë të qeveriste, transmeton albinfo.ch.
Ajo për swissinfo.ch tha se tensioni me Serbinë mbetet “pengesa kryesore” drejt njohjeve të reja.
“Po të isha kryeministre e Kosovës sot, do ta kisha shumë të vështirë ta qeverisja këtë vend”, tha Calmy-Rey.
“Në veri të Kosovës, ku popullsia është kryesisht serbe, ekziston një sistem social paralel. Tekstet shkollore ofrohen nga Serbia. Disa komuna refuzojnë të pranojnë autoritetin e Prishtinës. Është një vend i vështirë për t’u qeverisur. Bashkimi Europian ndërmjetëson mes Serbisë dhe Kosovës, por udhëheqësit e tij – përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajčák dhe shefi i politikës së jashtme, Josep Borrell, për shembull – vijnë nga vende që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”, theksoi ish-presidentja helvetike.
Kujtojmë se para një viti ish-presidentja zvicerane, Micheline Calmy-Rey, u nderua në Kosovë. Presidentja Vjosa Osmani ia kishte dorëzuar asaj medaljen “Urdhri i Pavarësisë”.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












