Kosova
Prokuroria Speciale ka ngritur 33 aktakuza me 89 persona për krime lufte në Kosovë
Raportohet se deri më tani, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur gjithsej 33 aktakuza me 89 persona për krime lufte në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se këto të dhëna janë paraqitur në një konferencë për media të mbajtur të premten, ku është folur për masakrën e Mejës dhe atë në Burgun e Dubravës.
“Deri tani prokurorët vendorë kanë ngritur gjithsej 33 aktakuza me 89 persona. Me marrjen e kompetencave ishim të ballafaquar me probleme të shumta e sidomos me rrethanat se kryesit e këtyre veprave penale nuk kanë qenë në Kosovë. Shumica e tyre janë në Serbi, ndërsa viktimat dhe dëshmitarët janë në Kosovë, gjë që ka paraqitur vështirësi në ngritjen e aktakuzave”, theksoi prokurorja e Prokurorisë Speciale, Drita Hajdari.
Hajdari ka thënë se kanë pasur vështirësi, pasi kryerësit e krimeve ishin në Serbi, ndërsa viktimat dhe dëshmitarët në Kosovë.
“Pas përfundimit të luftës në Kosovë kompetencën ekskluzive për procedimin e krimeve të luftës në Kosovë e ka pasur fillimisht UNMIK-u, pastaj EULEX-i. Prokuroria Speciale ka filluar t’i marrë kompetencat në fillim të vitit 2016 për t’i pranuar të gjitha rastet fizikisht në fund të vitit 2018. Në mesin e këtyre rasteve ka qenë edhe rasti për Mejën e shumë e shumë raste të tjera për krimet e luftës të kryera në Kosovë”.
Hajdari, mes tjerash, tha se në vazhdimësi kanë zhvilluar hetimet duke intervistuar dëshmitarët.
“Në vazhdimësi i kemi zhvilluar hetimet, i kemi grumbulluar provat, i kemi intervistuar dëshmitarët, madje edhe i kemi siguruar provat relevante nga Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë”, tha Hajdari.
Hajdari: 53 të akuzuar për masakrën e Mejës, prej tyre 37 ekzekutues
Prokurorja Hajdari ka bërë të ditur se në aktakuzën për masakrën e Mejës përfshihen gjithsej 53 persona.
Hajdari tha se mbi 37 të pandehur rëndon aktakuza e ekzekutimit dhe zbatimit të planit për masakrën.
“Për masakrën në Mejë në aktakuzë janë akuzuar gjithsej 53 persona. Aktakuza është e strukturuar në tri pjesë – pjesa e parë përfshin 5 të akuzuar që kanë planifikuar masakrën e Mejës dhe fshatrave të tjera, pjesa e dytë e përfshin grupin prej 11 të pandehurve, të cilët në bashkëkryerje me grupin e parë kanë zbatuar planin për masakrën e Mejës, ndërsa grupi i tretë prej 37 të pandehurve përbën ekzekutorët direktë, të cilët kanë kryer masakrën”, u shpreh Hajdari.
Prokurorja tha se fillimisht në hetim ishin të përfshirë 18 persona, teksa hetimi u zgjerua në 35 persona.
“Rastin e kemi trashëguar nga EULEX-i që hetimin për këtë masakër e ka hapur fillimisht në vitin 2013 kundër 18 personave dhe me pranimin e rastit në fund të vitit 2018 kemi vazhduar hetimin me grumbullimin e provave dhe intervistimin e palëve. Kemi siguruar edhe provat relevante nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës dhe kemi zgjeruar hetimin edhe për 35 persona”, tha Hajdari.
Morina: 88 persona nën hetim për masakrën e Dubravës, një në paraburgim
Prokurori i Prokurorisë Speciale, Ilir Morina, deklaroi se për masakrën e Dubravës janë duke u hetuar 88 të pandehur.
Morina tha se aktualisht një i pandehur është në paraburgim teksa hetimet vazhdojnë ndaj të pandehurve të tjerë.
“Ka filluar shqyrtimi gjyqësor për rastin e masakrës së Dubravës. Nën hetim janë 88 të pandehur. Ky hetim ka filluar që një kohë të gjatë pasi ishte lëndë e EULEX-it, një të pandehur e kemi në paraburgim, është sfidë të kryhet një hetim lufte për dy vjet, por këto janë mundësitë ligjore. Me ligj paraburgimi është 2 muaj”.
“Për të pandehurit e tjerë vazhdojnë hetimet, domethënë Masakra e Dubravës nuk përfundon me këtë aktakuzë. Ne jemi duke vazhduar hetimet, jemi duke i mbledhur provat dhe në momentin që do të jemi gati, në përputhje me kushtet ligjore të përcaktuara me Kodin e Procedurës Penale do të procedojmë edhe ndaj këtyre të pandehurve të tjerë”, shtoi Morina.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka thënë se prokurorët po përballen me sfida, pasi që hasin në vështirësi për sigurim të provave dhe dëshmive, marrë parasysh që kanë kaluar kohë e gjatë që nga koha e kryerjes së tyre.
Megjithëkëtë ai ka theksuar se ata po punojnë me përkushtim për zbardhjen e këtyre krimeve.
Ndër problemet për të cilat ka folur Isufaj kanë qenë edhe numri i vogël i prokurorëve dhe mungesa e një marrëveshjeje me Serbinë për trajtim të rasteve të krimeve të luftës në Kosovë.
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri









