Kosova
Flet komandanti i KFOR-it, thotë se janë të gatshëm për çfarëdo kërcënimi
Komandanti i trupace paqeruajtësve ndërkombëtare të KFOR-it në Kosovë Ozkan Ulutas, tha se trupat e NATO-s kanë marrë masa të nevojshme për t`iu përgjigjur çdo lloj dhune të mundshme në Kosovë dhe për këtë tashmë ka shtuar katërfish prezencën në veri.
Ai për RTK-në tha se situata në veriun e vendit ka ndryshuar pas datës 24 shtator, por ritheksoi se KFOR-i mbetet reaguesi i tretë në vend, pas Policisë dhe EULEX-it.
“Pas 24 shtatorit tensionet janë rritur në rajon, pas incidentit të dhunshëm dhe sulmeve të papranueshme ndaj trupave të KFOR-it në maj të këtij viti. Për pasojë, NATO ka vendosur forca shtesë rezervë me kapacitete plotësuese”, theksoi komandanti i KFOR-it.
Ai shtoi se është katërfishuar prania e KFOR-it në veri të Kosovës dhe trefishuar numri i patrullave në vijën kufitare administrative me Serbinë.
“Synimi ynë është të parandalojmë përshkallëzimin, por në rast të kundërt jemi të gatshëm dhe të pajisur për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të përmbushur mandatin tonë”, deklaroi gjenerali Ulutas.
Tutje, ai ka folur për sigurinë në Kosovë, ku KFOR-i është në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.
Lidhur me deklaratën e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla lidhur me mundësinë e përballjes me grupe të reja destabilizuese, komandanti i KFOR-it tha se është në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e sigurisë, por që nuk ka dashur të spekulojë me skenarë të mundshëm, derisa shtoi se KFOR-i mbetet vigjilent dhje i gatshëm për çdo zhvillim që mund të ndikojë negativisht në mjedisin e sigurisë.
Dislokimi i trupave shtesë nga Serbia në afërsi të kufirit me Kosovën
Lidhur me këtë çështje, komandanti i KFOR-it tha se ka një komunikim të afërt me shefin serb të Mbrojtjes, duke vlerësuar se këto komunikime janë të rëndësishme për të shmangur keqkuptimet, sidomos në kohë krize dhe kur tensionet janë të larta.
Nëse Serbia merr ndonjë veprim, komandanti i KFOR-it rikujtoi mandatin e tij në Kosovë e rajon.
“Jemi të gatshëm të përgjigjemi ndaj çfarëdo sfide”, deklaroi gjenerali Ulutas.
Ndërsa sa i përket pranisë së FSK-së në veri, ai tha se shkuarjen e FSK-së në veri të vendit, është çështje që është arritur me marrëveshjen e vitit 2013. Komandanti i KFOR-it tha se për këtë pikë Sekretari i Gjeneral i NATO-s ishte i qartë dhe kishte përsëritur edhe një herë se prania e FSK-së në veri duhet të bëhet me pëlqimin e KFOR-it.
Ai rikujtoi gjithashtu se NATO po shqyrton rritjen afatgjate të kontingjentit paqeruajtës në Kosovë.
“Jemi të pozicionuar në përmbushjen e mandatit tonë të OKB-së në mënyrë efektive”, deklaroi shefi i KFOR-it, gjenerali Ulutas, i cili përsëriti se “ka kontakte të rregullta bashkëpunimi me komandantin e Policisë së Kosovës, kolonelin Gazmend Hoxha”.
Në intervistën e parë dhënë medieve ai flet edhe kompetencat e KFOR-it si reagues i tretë.
Ozkan Ulutas në intervistën e parë dhënë medieve, ka folur për situatën e sigurisë në rajon, për detyrat e KFOR-it, funksionimin mes KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, si çelës në ruajtjen e sigurisë.
Ai ka folur për detyrën të cilit i është ngarkuar në një situatë të tensionuar ndërmjet Kosovës e Serbisë, ku ndër të tjera ka folur për angazhimin me përkushtim si komandant i KFOR-it në Kosovë, në zbatimin e përditshëm të mandatit të KFOR-it nga OKB-ja për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
KFOR-i, sipas tij, ka dëshmuar vazhdimisht se është në gjendje të përshtatet ndaj sfidave të ndryshme. Lidhur me detyrat e KFOR-it, gjenerali turk tha se misioni i KFOR-it është i qartë, që vepron në përputhje me mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së.
“KFOR-i mbetet reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë”, qartësoi ai.
Gjenerali Ulutas më tej theksoi se KFOR-i mbetet i përkushtuar të ofrojë kornizën e sigurisë për dialogun ndërmjetësuar nga BE-ja, ndërmjet Kosovës e Serbisë për të ecur përpara, sepse, sipas tij, është e vetmja rrugë drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nju-Jork
Ermonela Jaho rikthehet në Metropolitan Opera me rolin e Violetës në “La Traviata” Sopranoja shqiptare do të interpretojë në Nju-Jork më 6, 9, 13 dhe 16 maj, nën dirigjimin... -
Zvicër
Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Guy Parmelin -
Rromir Imami: Kur portreti kthehet në narrativë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Fribourg -
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen”
Jeta në Austri
-
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online Ligji i ri për kredinë konsumatore synon BNPL-në, kreditë e vogla dhe huadhënien me inteligjencë artificiale,... -
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë













