Kosova
Kosovë: Siguria në punë, sfidë për punëtorët kosovarë
Siguria në punë vazhdon të jetë problem për punëtorët kosovarë. Mbrëmë, një person ka vdekur në vendin e tij të punës. E, sipas Inspektoratit të Punës, gjatë këtij viti, tetë persona kanë përfunduar me fatalitet nga aksidentet që kanë pësuar në vendet e punës. Ndërsa, nga Sindikata e Sektorit Privat thonë se gjatë këtij viti në vendin e punës jetën e kanë humbur 23 persona.
Një person nga Prishtina ka humbur jetën në vendin e punës këtë të diele. Viktima, mashkull kosovar, kishte pësuar lëndime trupore pasi e kishin zënë disa panele druri, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, ku theksohet se vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kompetent në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
Në raportin e Policisë tutje thuhet se “njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”. Kjo vepër, nga Policia është cilësuar “asgjësim, dëmtim ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
Gjatë këtij viti, tetë persona kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës, kanë bërë të ditur për Radio Kosovën nga Inspektorati i Punës
“Sipas të dhënave që posedon Inspektorati i Punës për aksidentet me pasojë fatalitet, për punëtorët në vendet e tyre të punës, deri tani numri i tyre është tetë. Këto janë aksidente të lajmëruara dhe të inspektuara të cilat kanë rezultuar se kanë ndodhur si shkak i kushteve të pasigurta në punë ose veprimeve të pasigurta në punë, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së punës”, ka thënë në një përgjigje me shkrim Agim Millaku, zëvendës kryeinspektor për Siguri në Punë.
Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, thotë se numri i të vdekurve në vendpune është shumë më i lartë se të dhënat që i posedon Inspektorati i Punës.
“Me rastin e punëtorit që dje ka vdekur, numri i punëtorëve të vdekur në vendin e punës ka arritur në 23, për të cilët ne kemi të dhëna të sakta si; emri e mbiemri, vendi e data kur ka ndodhë, apo edhe cila ka qene mosha e tyre. Arsyeja pse ky numër po rritet është se në tregun e punës po hyjnë punëtorë të pakualifikuar e të pa përgatitur për rrezikun që mund t’u kanoset në punë. Por, shkak tjetër është edhe mos gatishmëria e punëdhënësve që të merren më seriozisht me këtë problematikë”, tha ai për rtk, përcjell albinfo.ch.
Sipas Azemit, mosha mesatare e 23 viktimave që kanë humbur jetën në vendin e punës është 37 vjet. Në këtë situatë, ai thotë se duhet të ketë më shumë kontrolle, sidomos në ndërtimtari, ku duhet rritur siguria në punë.
Referuar të dhënave të Inspektoratit të Punës, gjatë vitit 2022, në vendin e punës kanë humbur jetën 15 persona. Ndërkohë ishin regjistruar edhe 394 aksidente në vendin e punës, ku pësuan lëndime të rënda a të lehta një numër i konsiderueshëm punëtorësh nga e gjithë Kosova.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










