Maqedonia
Kasami: shqiptarët e RMV meritojnë përfaqësim autentik
Mësohet se kryetari i Lëvizjes Besa dhe i Komunës së Tetovës, mbrëmë gjatë nënshkrimit të deklaratës së koalicionit “Lidhja Europiane për Ndryshim”, tha se ndihet shumë i lumtur që kjo marrëveshje nënshkruhet pikërisht sonte, në ditën më të madhe të shqiptarisë. Nga ana tjetër Kasami tha se ndërsa pjesa më e madhe e botës jeton në demokraci të plotë, në vendin tonë demokracia rrënohet çdo ditë nga krimi dhe korrupsioni që ka kapluar vendin në çdo sferë, përcjell albinfo.ch.
“Ndihem shumë i lumtur që koalicioni shqiptar që do të sjellë ndryshimet për anëtarësimin e Maqedonisë së BE, po e nënshkruajmë sot më 28 nëntor, ditën historike më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Sot kur pjesa më e madhe e botës jeton në demokraci të plotë, në vendin tonë demokracia rrënohet çdo ditë, ndërsa lulëzon krimi, korrupsioni dhe varfërimi i qytetarëve.”- tha Kasami.
Kasami tha se nëse LEN bëhet pjesë e qeverisjes, do t’i heqin të gjitha defincionet ligjore dhe kushtetuese, të cilat janë anashkaluese dhe nënçmuese në realizimin e të drejtave të shqiptarëve.
E-Diaspora
-
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare Pikat kufitare janë të qeta pavarësisht fillimit të sezonit veror dhe ardhjes së mërgimtarëve... -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena













