Lajme
Shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi, më mirë se kurrë, fal diasporës
Shqiptarët sot në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi janë në një pozitë ku kanë peshën e tyre si asnjëherë më parë, dhe kjo është edhe fal kontributit të mërgatës shqiptare ndër vite, e që sot përbëjnë potencial të rëndësishëm për transformimin e shteteve tona nëpërmjet përvojës dhe ekspertizës së tyre, përcjell albinfo.ch.
Kështu u tha në samitin e tretë të diasporës, që po mbahet në Tiranë, e ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve nga rajoni dhe mijëra qytetarë e bashkatdhetarë që kontribuojnë për vendin dhe familjet e tyre. Megjithatë, aty u theksua edhe shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc po përballen me diskriminim sistematik që rezulton me spastrim etnik.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se samiti është një udhëkryq, ku bashkohen të gjithë, pavarësisht bindjeve politike, përtej të gjithave përkatësive krahinore si shqiptarë që kanë diçka për të dhënë.
Rama tha se për 100 vjet pavarësi, marria e të mospasurit një strategji për të aktivizuar diasporën është mbase më e mëdhja e politikëbërësve në Shqipëri.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se mërgata është sublimim i përpjekjeve të gjata për shtet e pavarësi dhe se vazhdon të jetë katalizator i ndryshimit pozitiv kudo që jetojnë ata.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, tha se mësimi dhe cilësia e përdorimit të gjuhës shqipe duhet të jenë prioritete që na bashkojnë.
Sipas tij, Shqipëria nuk e ka luksin ta neglizhojë diasporën dhe nuk duhet të shihen si pjesë të shkëputur, por si zgjatim të natyrshëm të kulturës dhe identitetit tonë.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, tha se mërgata mund ta bëjë atdheun më të begatshëm, duke u edukuar në vendet e ndryshme botërore dhe duke u kthyer. Të gjithë të përkushtohemi.
Të pranishmit me fjalë rasti i përshëndeten edhe zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nikë Gjeloshaj dhe kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi. Samiti ka nisur dje dhe po vazhdon edhe sot në Tiranë.
E-Diaspora
-
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare Talenti me rrënjë shqiptare vazhdon ngjitjen në arenën ndërkombëtare të boksit, duke fituar titullin prestigjioz në... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA
Jeta në Austri
-
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë Shkalla e kalueshmërisë së provimeve të integrimit A2 dhe B1 në Austri ka rënë nën 50%.... -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë













