Futboll
Shaqiri: Loja ndaj Kosovës, shumë e veçantë për mua, prioritet – kualifikimi
Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, ka thënë se loja ndaj Kosovës do të jetë e veçantë për të, megjithatë bëri të ditur se prioritet për të është kualifikimi në Kampionatin Evropian, shkruan albinfo.ch.
“Është një lojë shumë e veçantë për mua. Të luaj kundër Kosovës në Basel dhe në të njëjtën kohë të barazosh rekordin e Heinz Hermann, e bën atë edhe më të veçantë për mua. Por prioriteti i parë është sigurisht kualifikimi në Kampionatin Evropian”, ka thënë Shaqiri.
Sa u përket kërkesave për bileta, Shaqiri u shpreh se vetëm prindërit e tij donin 40 bileta, ndërsa tha se miqtë akoma e telefonojnë çdo ditë.
Ndryshe, ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës do të zhvillohet nesër nga ora 20:45.
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje











