Lajme
Gjermania synon të dyfishojë ndihmën ushtarake për Ukrainën në vitin 2024
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz me koalicionin e tij qeverisës janë dakorduar të dyfishojnë ndihmën ushtarake gjermane për Ukrainën vitin e ardhshëm në tetë miliardë euro.
Duke cituar burimet e tyre, Bloomberg Neës ka raportuar se nëse miratohet nga parlamenti në Berlin, ku partia e Scholz-it ka shumicën, rritja do të ngrinte shpenzimet gjermane të mbrojtjes mbi objektivin prej 2 për qind të produktit të brendshëm bruto, të premtuar nga të gjithë anëtarët e NATO-s.
Sipas këtyre raportimeve, ligjvënësit nga Socialdemokratët, Demokratët e Lirë dhe të Gjelbrit, partitë që mbështesin Scholzin, ranë dakord për rritjen gjatë negociatave për propozimin e buxhetit federal për vitin 2024, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe, plani i Bashkimit Evropian për të shpenzuar deri në 20 miliardë euro për ndihmën ushtarake për Ukrainën ka hasur në rezistencën e vendeve të Bashkimit Evropian.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











