Kosova

Osmani takohet me raportuesen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Presidentja Vjosa Osmani sot është takuar me raportuesen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dora Bakoyannis, me të cilën do të diskutojë për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, përcjell albinfo.ch.

Ish-kryediplomatja greke është caktuar nga Komiteti për çështje politike dhe demokraci në Asamblenë Parlamentare si raportuese për anëtarësimin e Kosovës në këtë këshill, dhe është ngarkuar ta bëjë raportin në bazë të gjetjeve të dy juristëve eminentë që janë caktuar për ta vlerësuar aplikacionin.