Kosova
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut ftohet nga Gjykata Speciale
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, është ftuar nga Dhomat e Specializuara na Hagë për të dhënë dëshmi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, teksa ka njoftuar se për në Hagë do të udhëtojë sot.
“Sot udhëtoj për Hagë. Jam ftuar si dëshmitar në Hagë. Ndonëse viktimë e Serbisë, Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë, përkundër vullnetit tim, më kanë ftuar dëshmitar në Hagë! Zoti e bekoftë Kosovën martire”, ka shkruar ai, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe, ai kishte njoftuar në vitin 2021 se ishte kontaktuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, teksa para disa viteve e kishte akuzuar ish-presidentin Hashim Thaçi se e kishte arrestuar në vitin 1998, derisa po vizitonte civilët në fshatin Qirez të Skenderajt.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












