Lajme
4 të vdekur nga stuhia në veri të Evropës
Të paktën 4 persona kanë vdekur, pasi Britania e Madhe, Gjermania veriore dhe jugu i Skandinavisë janë goditur nga një stuhi e fuqishme për të tretën ditë me radhë, me erëra të fuqishme, shira të dendur dhe stuhi që shkaktuan përmbytje, ndërprerje të energjisë elektrike, evakuime dhe ndërprerje të fluturimeve, shërbimit hekurudhor dhe linjave të trageteve.
Sipas mediave ndërkombëtare, mekanizmat mbrojtës kundër përmbytjeve nuk arritën të frenonin vërshimin e furishëm të ujrave në Danimarkë dhe Gjermani, teksa në Flensburg, një qytet gjerman në jug të kufirit me Danimarkën, uji shkoi në 2 metra mbi nivelin më të lartë të regjistruar brenda një shekulli.
Energjia elektrike u ndërpre në pjesët e përmbytura të qytetit për arsye sigurie, përcjell albinfo.ch.
Linjat e trageteve dhe shërbimi hekurudhor u pezulluan përkohësisht jo vetëm në zonat gjermane e daneze të prekura nga moti i keq, por edhe në Suedinë jugore.
Ndryshe, Aeroporti i Kopenhagës anuloi 142 fluturime, ndërsa në Skoci parashikohen të bien gjatë ditës plot 100 milimetra shi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










