Maqedonia
Për 9 muaj, në dy aeroporte të Maqedonisë udhëtuan rreth 2.4 milionë pasagjerë
Këto janë destinacionet më të frekuentuara
Raportohet se Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe aeroporti “Shën Apostol Pali” në Ohër shënuan rritje prej 30% të trafilkut ajror për periudhën janar-shtator të vitit 2023, në krahasim me vitin 2022 dhe rritje prej 15 % në krahasim me vitin 2019, përcjell albinfo.ch.
Lajmi u dha nga TAV Maqedonia, ku tregon se për periudhën janar – shtator të vitit 2023, në këta dy aeroporte ka pasur rreth 2,4 milionë (2.357.712) udhëtarë.
“Presim që deri në fund të këtij viti, me linjat e reja ajrore dhe kompanitë e reja ajrore që kanë hyrë në tregun vendor, së bashku me përsosmërinë në shërbimet tona që i japin kolegët tanë të përkushtuar dhe të orientuar drejt klientit, do ta përmbyllim vitin 2023 si një vit të thyerjeve të rekordeve të reja”, thotë Nexhat Kurt, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni.
Theksohet se këtë vit edhe dy linja ajrore të reja kanë hyrë në tregun e aviacionit vendor, Lufthansa dhe Norvegjia, me fluturime të rregullta ose sezonale përkatësisht drejt Frankfurtit dhe Oslos. Ndërkaq, SunExpress nga aeroporti i Shkupit njoftoi se fluturimet çarter për në Izmir dhe Antalia do të vazhdojnë të funksionojnë si fluturime të rregullta nga sezoni i ardhshëm dimëror, ndërsa Wizz Air ka filluar fluturimet e rregullta për në Lubjanë.
Po ashtu, AEGEAN, nga 2 tetori 2023, filloi të fluturojë për në Sarajevë. Aeroporti i Ohrit pati një sezon të shkëlqyer veror të përforcuar nga fluturimet sezonale dhe çarter për në Beograd, në Air Serbia dhe në Mançester dhe Londër (Gatwick), në TUI.
Destinacionet më të shpeshta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, sipas statistikave të trafikut të udhëtarëve të TAV Maqedoni, për periudhën janar – shtator 2023, ishin Stambolli (dy aeroportet, IGA dhe Sabiha Gokçen me 10.8 për qind të tregut), Bazel Miluz (6.1 për qind), Cyrih (5.5), Vjenë (4.7), Dortmund (4.5), Frankfurt (4.2), Mynih Memingen (4.1), Antalia (4), Malmo (2.6) dhe Këln (2.6 për qind).
Top 5 vendet më të mira me fluturime direkte për periudhën janar-shtator 2023 ishin Gjermania (27.3 për qind e tregut), Turqia (16.9), Zvicra (13.4), Suedia (6.7) dhe Italia (6.5 për qind).
Sa i përket pjesëmarrjes së linjave ajrore në trafikun e udhëtarëve për nëntë muajt e parë të vitit 2023 në Aeroportin e Shkupit, Wizz Air ka bartur numrin më të madh të udhëtarëve (60,2 për qind të tregut), e ndjekur nga Turkish erlajns (7,4), Pegasus erlajns (6,1), Austrian erlajns (4.7), Chair Airlines (3.7).
Destinacioni më i shpeshtë për udhëtime për tre tremujorët nga viti 2023, janar – shtator, nga Aeroporti i Ohrit është Bazel (21.5 për qind të tregut), e ndjekur nga Vjena (21), Dortmundi (16.4), Memingen (11.9), Malmo (9.4), Cyrihu (9.3), Amsterdami (8.8) dhe pjesa tjetër e destinacioneve kanë 0.5 për qind.
Aktualisht, sipas orarit të fluturimeve, nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit fluturojnë 14 linja ajrore në 41 destinacione, ndërsa në aeroportin “Shën Apostul Pali” dy linja ajrore fluturojnë në 6 destinacione.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës Nisma realizohet nga Shoqata Shqiptare “Migjeni” me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës... -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz
Jeta në Austri
-
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 Të dhënat e reja të Statistik Austria tregojnë më pak martesa dhe divorce në vitin 2025,... -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra











