Lajme
BE: Aeroplanët të furnizohen me karburant në mënyrë më miqësore me mjedisin
Nga viti 2025, avionët do të duhet të furnizohen me karburant në një mënyrë më miqësore me mjedisin. Për të filluar, dy për qind e karburantit duhet të jetë i qëndrueshëm.
Deri në vitin 2050, 70% e karburantit të ofruar në aeroportet e BE-së duhet të jetë miqësor me mjedisin. BE-ja po bën një hap përpara në mbrojtjen e klimës, shkruan SRF.
Lëndët djegëse të qëndrueshme përfshijnë, për shembull, ato të prodhuara nga mbetjet organike, vajin e përdorur për gatim, por edhe lëndët djegëse të prodhuara në mënyrë sintetike.
Nga viti 2025, fluturimet do të shënohen edhe me një etiketë mjedisore në mënyrë që pasagjerët të mund të krahasojnë më mirë ndikimin mjedisor të fluturimeve të ndryshme, përcjell albinfo.ch.
Në të njëjtën ditë, BE miratoi një direktivë të re, sipas së cilës energjitë e rinovueshme duhet të përbëjnë 42.5% të konsumit total të energjisë në BE. Vitin e kaluar proporcioni në Gjermani ishte 20.4%.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










