Pas pesë rritjeve të njëpasnjëshme që kur i kishte hequr normat nga territori negativ në qershor 2022, Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB) do të mbajë për momentin normën aktuale (1.75 për qind), përcjell albinfo.ch.
Monetary policy assessment: The press release and introductory remarks delivered by the Governing Board members at the news conference are available on our website (in English, German, French and Italian): https://t.co/F9E6e5eAMl pic.twitter.com/EFitQ2bSwz
— Swiss National Bank (@SNB_BNS) September 21, 2023
“Ne kemi vendosur të lëmë të pandryshuar normën e politikës SNB”, tha banka në një deklaratë për shtyp të enjten.
Ai shtoi, megjithatë, se rritja e mëtejshme e normave nuk mund të përjashtohet në të ardhmen.
“Një shtrëngim i mëtejshëm i politikës monetare mund të bëhet i nevojshëm për të siguruar stabilitetin e çmimeve në afat të mesëm”, tha Banka qendrore.