Mbase një postulat të Alternative Liste (AL), për vitin 2023, amvisnitë me të ardhura të ulëta në qytetin e Cyrihut do të marrin një subvencion për koston e energjisë, që të mund të paguajnë faturat shumë të larta të shpenzimeve shtesë, përcjell albinfo.ch.
Të drejtën për këtë kompensim e kanë amvisnitë, të cilat më 2022 kanë përfituar nga reduktimi i premive të sigurimit shëndetësor.
Në muajin shtator Enti për Përfitime Shtesë (Amt für Zusatzleistungen) do të dërgojë formularin e aplikimit. Luteni që këtë formular gjithsesi ta plotësoni në letër apo online dhe deri më 30 shtator ta dërgoni prapa!
Theksohet se varësisht nga madhësia e amvisnisë, përfitohen 500 deri 1500 franga:
