Lajme
Gjermania, kampione e botës në basketboll
Gjermania ka arritur suksesin më të madh në histori, duke siguruar titullin në Botërorin e Basketbollit.
Kapiteni Dennis Schröder dhe ekipi i tij mundën Serbinë sot në finale me rezultat 83:77, duke bërë kështu një nga surprizat më të mëdha në historinë e sportit gjerman.
Të udhëhequr nga Schröder dhe sulmuesi Franz Wagner, vendi i tretë në Kampionatin Evropian fitoi duelin e nxehtë me ish-trajnerin e kombëtares Svetislav Pesic.
“Kampionë bote!!! E pabesueshme! Çfarë skuadre!!!!!”, ka shkruar në Twitter Dirk Nowitzki, shkruan albinfo.ch.
Me suksesin në Kupën e Botës 2023, skuadra arriti diçka historike, duke tejkaluar suksesin e vitit 2002 kur përzgjedhja arriti në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.
Weltmeister!!! Unfassbar!
🥇 Was für ein Team!!!!!— Dirk Nowitzki (@swish41) September 10, 2023
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë









