Kosova
Kosovë: Operacioni “Goditja” përfundon me 234 të arrestuar
Policia e Kosovës ka zhvilluar operacionin “Goditja” nga 8 gushti deri më 6 shtator, si rrjedhojë e të cilit ka arrestuar 234 persona.
“Detyrat që parashiheshin të realizoheshin në zbatim të urdhrit në fjalë janë shtimi i patrullimeve policore, kontrollimi i veturave, lokaleve e personave me qëllim që të gjenden, të konfiskohen e të procedohen rastet kur ka armëmbajtje pa leje, prishje të rendit e qetësisë publike dhe iniciohen raste të tjera penale, përfshirë arrestimin e personave të përfshirë në raste penale”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit të Policisë, operacioni “Goditja” ka përfunduar me 14 417 patrullime, mbi 72 mijë vetura të kontrolluara, 966 lokale, 234 të arrestuar, 77 revole të konfiskuara e 13 armë të gjata dhe 2376 fishekë të ndryshëm.
E-Diaspora
-
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Metihe Mehmeti, 42 vjeçe, do të marrë detyrën e... -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










