Lajme
A lejohet të punohet me vizë sllovene në Gjermani?
Me pasaportën e Sllovenisë pa viza mund të udhëtohet në mbi 135 vende të botës
Pavarësisht nacionalitetit, secili person që fiton shtetësinë kroate, ka të drejten të udhëtojë lirshëm në shumë shtete të botës, përfshirë edhe Gjermaninë, Francën dhe Austrinë, transmeton albinfo.ch.
Gjithashtu shumë kosovarë që kanë shkuar të punojnë në Slloveni për disa vjet, derisa të pajisen me vizën sllovene, mund të udhëtojnë drejt një shteti tjetër më të fuqishëm, për një jetë më të mirë dhe paga më të larta.
Shtetasit në Slloveni që janë me statusin ligjor afatgjatë (jo të limituar në kohë) me përcaktimin “rezident za daljši čas – ES”, mund të hyjnë në Gjermani pa vizë për qëllime të punësimit.
Secili që dëshiron ta lërë Slloveni, mund ta bëjë këtë dhe të fillojë të jetojë në një shtet tjetër evropian, me disa procedura.
Mirëpo si Gjermania, ashtu edhe Austria dhe Franca, kanë ligje strikte që pritja e drejtës për të punuar zgjat mes 3 deri në 4 muaj, pas qëndrimit në shtetin përkatës.
Fillimisht duhet të aplikohet në komunën më të afërt të vendit ku keni zgjedhur të jetoni, duke shtruar kërkesë për leje pune, pastaj me kompletimin e dokumenteve përkatëse, brenda një afati afro 100 ditësh personit mund t’i aprovohet e drejta për të punuar. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










