Kantoni, i cili ka prime veçanërisht të larta të kujdesit shëndetësor, ka vendosur të ndihmojë financiarisht çiftet me fëmijë, si dhe prindërit e vetëm, duke ulur – në mënyrë retroaktive nga 1 janari 2023 – shumën që duhet të paguajnë për mbulimin e detyrueshëm, përcjell albinfo.ch.
Në total, rreth 44,300 njerëz (17,300 familje) do të përfitojnë nga ulja.
Kjo lëvizje do t’i kushtojë kantonit 31 milionë franga në vit.