Lajme
Lajmet e fundit nga Zvicra
Zvicra po shikon mundësit për të lejuar hapjet e dyqaneve të dielën, ‘taksitë fluturuese’ për të lidhur Ticinon me Milanin dhe lajme të tjera në përmbledhjen tonë të hënën.
Lëviz drejt hapjes së dyqaneve të dielave
Kushdo që jeton në Zvicër e di se dyqanet mbyllen të dielave, me përjashtim të dyqaneve të vogla ‘komoditeti’ në stacionet e benzinës dhe trenave, si dhe në vendpushimet malore gjatë sezonit të skive.
Megjithatë, ministri i Ekonomisë, Guy Parmelin, dëshiron të zgjasë orët e hapjes së dyqaneve të dielave në qytetet kryesore zvicerane që frekuentohen nga turistët.
Kantonet do të përcaktojnë se ku ekziston një nevojë e tillë brenda territoreve të tyre.
Një konsultim do të nisë në fund të nëntorit për rishikimin e urdhëresës në lidhje me ligjin e punës, e cila rregullon përjashtimet nga ndalimi i punës të dielave, shkruan The Local.
Twint lëshon një funksion të ri pagese
Aplikacioni i njohur zviceran i pagesave po lançon një funksion të ri me të cilin konsumatorët mund të zgjedhin nëse duan të paguajnë për blerjet e tyre menjëherë (siç ndodh aktualisht), apo brenda 30 ditëve.
Kjo do të ishte veçanërisht e përshtatshme kur porosisni mallra në internet dhe keni mundësinë e pagesës pas marrjes.
Twint do ta zbatojë këtë veçori së bashku me funksionin Swissbilling të bankës Cembra, përcjell albinfo.ch.
‘Taksitë fluturuese’ për të lidhur Ticinon me Milanin
Deri më tani, ky koncept është ende në fazat e zhvillimit, por plani është që të ketë ‘taksi fluturuese’ – makineri elektrike të ngjashme me aeroplanët që mund të ngrihen dhe ulen vertikalisht – të vënë në veprim në vitin 2026, sipas Raffaella Meledandri, drejtuese e marketingut në Air. Dynamic, një kompani përgjegjëse për nxjerrjen në terren të këtij projekti (pa qëllim të fjalës).
Këto makina fluturuese nuk kanë nevojë për një aeroport, pasi ato mund të ulen dhe të ngrihen nga qendrat e qytetit, tha Meledandri.
Në të ardhmen ato mund të zgjerohen edhe në zona të tjera zvicerane, shkruan The Local.
Disa kamerierë të Cyrihut kanë pagat më të larta në botë
Të gjitha restorantet e zonës së Cyrihut në pronësi të restoranteve Michel Péclard dhe Florian Weber kanë prezantuar pagat për stafin e tyre të shërbimit bazuar në qarkullimin – sa më shumë ushqime të shërbejnë, aq më shumë fitojnë.
Mesatarisht, kamerierët në këtë zinxhir fitonin nga 8,000 deri në 12,000 franga në muaj gjatë verës, sipas gazetës NZZ am Sonntag.
Paga më e lartë që është paguar deri më tani është 16,500 franga në qershor – plus një bakshish – që mund të jetë paga më e lartë në botë e kamarierit, vuri në dukje Péclard, ndërsa u bëri thirrje restauratorëve të tjerë që të kopjojnë modelin e tij të pagës.
Eshtë e panevojshme të thuhet se këto paga janë dukshëm më të larta se ato që fitohen nga stafi i pritjes në restorante të tjera në Zvicër – mesatarisht 51,417 franga në vit, domethënë 4,284 në muaj, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit Artistja me famë botërore promovon veprën e shkrimtares shqiptare, duke sjellë në vëmendjen ndërkombëtare historinë e... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve










