Lajme
Tre zviceranë shtyjnë një afgan në shina të trenit
Tre të rinj zviceranë shtynë një 29-vjeçar afgan në shinat e trenit në St. Gallen gjatë natës.
Kalimtarët e kanë ngritur sërish viktimën e plagosur në platformë. Autorët e dyshuar të moshës 18 dhe 19 vjeç janë arrestuar nga policia.
Prokuroria publike po heton për rrjedhën e saktë të aktit të dhunës, i cili ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit. Kështu ka bërë të ditur policia kantonale në St. Gallen, shkruan SRF.
Sipas informacioneve të mëparshme, në nënkalimin kryesor ka pasur një mosmarrëveshje mes zviceranëve dhe afganëve. 29-vjeçari thuhet se është goditur disa herë me shkelma përpara se të shtyhej në shinat e trenit.
Policia shkroi se në këtë moment nuk qarkullonte asnjë tren. Afgani u plagos dhe u dërgua në spital. Të tre zviceranët donin të iknin, por nuk ia dolën. Policia e arrestoi, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj Iniciativa bën thirrje për forcimin e barazisë për personat me aftësi të kufizuara në të gjitha... -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












