Lajme
Pse kanë rëndësi komunat zvicerane në procesin e natyralizimit?

Një aspekt i veçantë i procedurës së shtetësisë së Zvicrës është se ajo kalon në nivelet federale, kantonale dhe komunale.
Por, është i treti që ka më shumë fuqi nëse të huajt mund të natyralizohen.
Plotësimi i të gjitha kërkesave për nënshtetësinë zvicerane – të tilla si kohëzgjatja e qëndrimit, aftësitë gjuhësore dhe integrimi – është vetëm gjysma e betejës në rrugën shpeshherë të gjatë dhe gjarpëruese drejt një pasaporte zvicerane.
Edhe nëse plotësohen të gjitha kriteret, nuk ka ende qartësi.
Kjo për shkak se aplikimi juaj duhet të miratohet në nivelet kantonale, komunale dhe federale, shkruan The Local.
Ju filloni duke aplikuar në zyrën e natyralizimit në kantonin ku jetoni, duke ndjekur çdo rregull specifik që mund të ketë kantoni përtej atyre të kërkuara në nivel federal.
Nëse aplikimi juaj plotëson kërkesat kantonale, ai do t’i dërgohet për miratim autoritetit federal kompetent, i cili është Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM).
Aplikimi juaj më pas do të kthehet në kanton, i cili vendimin përfundimtar nëse mund të bëheni zviceran do t’ia lë autoriteteve të fshatit ose qytetit ku jetoni.
Në varësi të faktit nëse jetoni në një qytet apo një komunitet të vogël, kjo do të thotë se në fund do të vendosë ose një komitet bashkiak ose një panel i përbërë nga banorë vendas, përcjell albinfo.ch.
Pse ky vendim u është lënë vendasve?
Kjo është për shkak të natyrës së strukturës politike dhe të demokracisë së drejtpërdrejtë të Zvicrës, ku njerëzit në nivelin bazë kanë më shumë pushtet (të paktën në fusha të caktuara të jetës) sesa politikanët që ulen në Bernë.
Një arsye tjetër është se besohet se banorët vendas janë në një pozicion më të mirë për të ‘gjykuar’ nëse të huajt që jetojnë në mesin e tyre janë të integruar në komunitet aq mirë sa të bëhen zviceranë – diçka që as autoritetet kantonale dhe as ato federale nuk mund ta konstatojnë.
Pra, edhe nëse një person i plotëson të gjitha kërkesat e vendosura në nivel kantonal dhe federal, secila komunë vendos në mënyrë autonome për aplikimet për natyralizim, shkruan The Local.
Sipas ligjit, çdo komunë mund të vendosë rregullat e veta për natyralizimin, brenda kufijve të legjislacionit kantonal dhe federal.
Kjo do të thotë se komunat luajnë një rol kyç në pranimin ose refuzimin e kërkesave për shtetësi zvicerane, e cila – siç ka treguar një numër i madh rastesh – paraqet rrezik për vendime arbitrare ose diskriminuese të bazuara në kritere personale dhe jo objektive dhe të paanshme, përcjell albinfo.ch.
(Keq) interpretimi i integrimit
Roli i komiteteve lokale të natyralizimit është të vendosin nëse kandidatët janë të integruar mjaftueshëm në jetën e komuniteteve të tyre.
Integrimi, i cili përfshin pjesëmarrjen në aktivitetet e komunës, të qenit një fqinj i mirë dhe respektimi i mënyrës së jetesës lokale, është shumë i rëndësishëm në Zvicër dhe një faktor vendimtar për natyralizimin.
Në disa raste, një oficer i policisë lokale do të ftojë një kandidat për një bisedë, ose do të vizitojë aplikantin në shtëpi për të parë se si jetojnë.
Ose, aplikantit mund t’i kërkohet të paraqitet para disa banorëve vendas të cilët do të bëjnë pyetje për të zbuluar se sa i huaji njeh komunitetin ku jeton dhe sa aktiv është në jetën e tij.
Në jo pak raste këto pyetje kanë qenë… të dyshimta, po ashtu edhe kërkesat e mohuara për shtetësi, shkruan The Local.
Për shembull:
Në një rast të mirëpublikuar në kantonin Schëyz, një italian që jetonte në Zvicër prej 30 vjetësh, e pa kërkesën e tij për natyralizim të refuzuar sepse nuk mund t’i përgjigjej pyetjes se cilat kafshë jetojnë në kafaze ngjitur në një kopsht zoologjik lokal.
Dhe banorët e një fshati të vogël në kantonin Aargau votuan kundër dhënies së një pasaporte zvicerane një gruaje holandeze, e cila kishte jetuar në Zvicër shumicën e jetës së saj.
Arsyeja: ajo vazhdimisht ankohej për zhurmën e këmbanave të lopëve në fshat, sjellje të cilat vendasit e konsideronin si ‘të bezdisshme’ dhe jo të denjë për nënshtetësi zvicerane.
Ka shumë më tepër shembuj të tillë, duke filluar nga të huajt që shëtisnin nëpër qytet me pantallona sportive dhe një njeri që nuk e dinte origjinën historike të pjatës së djathit, raclette, përcjell albinfo.ch.
A janë vërtet përfundimtare këto vendime?
Vendimet komunale mund të apelohen në një gjykatë kantonale dhe deri në atë federal nëse është e nevojshme.
Ndonjëherë gjykatat vendosin në favor të aplikantëve të refuzuar.
I tillë ishte rasti me holandezen e lartpërmendur, e cila apeloi vendimin e fshatit në gjykatën kantonale dhe fitoi, shkruan The Local.
E-Diaspora
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët Filozofja shqiptare, Lea Ypi, bën thirrje për të drejtën e votës për të gjithë, sepse pjesëmarrja...
-
Kosovari mohon akuzën për tejkalim shpejtësie: “Ka qenë vëllai im binjak”
-
Votat e Diasporës, mbeten edhe 49,448 zarfe të panumëruara
-
Hapet klasa e gjuhës shqipe në Oberriet të Kantonit të St. Gallenit
-
Performanca mahnitëse e Gjon’s Tears në mbrëmjen e dytë të Eurovision 2025
Jeta në Austri
-
630,000 austriakë nuk dinë të notojnë Rreth 630,000 persona të moshës pesë vjeç e lart në Austri nuk dinë të notojnë, njoftoi...
-
Tarifat austriake të strehimit: Cilat janë rregullat kur menaxherët e pronave rrisin kostot?
-
Rritet ndjeshëm numri i britanikëve që marrin shtetësi austriake
-
Austria dhe Gjermania bashkë në masa të reja për migracionin
-
Në cilët sektorë ka më shumë bakshishe në Austri?