Lajme
Zvicër: Peticion për deklarimin e vajit të palmës në produktet joushqimore
Delegatë indigjenë nga Malajzia dhe Fondi Bruno Manser sot paraqitën një peticion për deklarimin e detyrueshëm të vajit të palmës në produktet joushqimore dhe rreth 12,000 nënshkrime janë depozituar në Kancelarinë Federale, shkruan swissinfo, përcjell albinfo.ch.
“Ajo që industria e vajit të palmës po u bën pyjeve tona tropikale është më e keqe se shpyllëzimi”, tha aktivisti indigjen, Mutang Urud.
Rreth 85% e vajit të palmës në botë vjen nga Malajzia dhe Indonezia, sipas organizatës për mbrojtjen e pyjeve tropikale, megjithatë, kultivimi i vajit të palmës bëhet në kurriz të pyjeve tropikale.
Deklarimi i vajit të palmës në ushqime është i detyrueshëm në Zvicër që nga viti 2016, por jo për produktet joushqimore. Ky vaj vegjetal përdoret në shumë produkte, si qirinj, sapunë, kozmetikë, produkte pastrimi dhe bojëra.
E-Diaspora
-
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare Produksioni i “Action Production”, i financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, trajton identitetin, autonominë dhe përplasjen... -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Gjermani
30-vjeçari shqiptar ndërron jetë në Gjermani në vendin e punës -
Budapest
Fjolla Zhubi mbron doktoraturën në Semmelweis University në Budapest
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online













