Lajme
Si të mbani shtëpinë freskët?
Temperaturat e larta pritet të rikthehen në Zvicër. Sipas parashikimeve, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar janë vendet që do të përjetojnë rritjen më të madhe relative (+30%) në numrin e ditëve me temperatura të larta të pakëndshme, sipas një studimi të Universitetit të Oksfordit.
Zvicra dhe vendet e Evropës Veriore do të përjetojnë rritjen më të fortë, sipas studimit, shkruan swissinfo.ch.
Hulumtimi ka shqyrtuar edhe të ashtuquajturën “ditët e ftohjes”, kjo nënkupton se temperatura është mbi mesataren për rajonin dhe gjatë të cilave nevojitet veprim për të mbajtur një temperaturë të caktuar të brendshme – zakonisht rreth 18°C, përcjell albinfo.ch.
Një numër në rritje i shtëpive në Zvicër po pajisen me sisteme ftohjeje si kondicionerë dhe njësi ftohjeje. Megjithatë, instalimi mund të kërkojë leje zyrtare në varësi të vendit ku jetoni dhe çfarë lloj sistemi ftohjeje përfshin.
Edhe pse nuk ka statistika në nivel kombëtar, kompanitë që instalojnë kondicionerë dhe sektori i madh i shitjes me pakicë konfirmojnë një treg në rritje që nga fillimi i viteve 2000, shkruan sëissinfo.ch.
Para se të pajisen ndërtesat me sisteme ftohjeje, duhet të merren të gjitha masat e mundshme strukturore për të ndaluar mbinxehjen e ambienteve, thotë Urs-Peter Menti, pedagog dhe bashkëdrejtor i Institutit të Teknologjisë së Ndërtimit dhe Energjisë në Universitetin e Shkencave dhe Arteve të Aplikuara të Lucernit.
“Një strukturë e fortë ndërtimi, prej betoni ose tullash për shembull, mund të ruajë nxehtësinë dhe të kontribuojë në temperatura më të balancuara të brendshme,” tha ai për swissinfo.ch.
Hapësirat e mëdha prej xhami duhet të shmangen, veçanërisht nëse ato janë me pamje nga jugu, dhe dritaret duhet të mbrohen nga elemente mbrojtëse si blindat ose grilat.
Duhet të përdoren edhe xhamat që reduktojnë sasinë e energjisë diellore që hyn në shtëpi, këshillon eksperti, përcjell albinfo.ch.
Një sistem ftohjeje i provuar dhe, në shumë mënyra, i qëndrueshëm përfshin përdorimin e tokës, shpjegon. Sondat gjeotermale dhe pompat e nxehtësisë që shfrytëzojnë energjinë natyrore të ruajtur në tokë në dimër mund të sjellin gjithashtu freskinë e tokës brenda ndërtesave gjatë verës.
“Ky sistem nuk mundëson ajër të kondicionuar të plotë, por gjithsesi ndihmon në uljen e temperaturës së brendshme me disa gradë, gjë që ka një ndikim të rëndësishëm në komoditetin e banorëve të ndërtesës”, tha ai, përcjell albinfo.ch.
Zgjidhje të tjera përfshijnë përdorimin e ujit nga liqenet dhe lumenjtë. Për njerëzit që nuk kanë sistem ftohjeje dhe nuk janë në gjendje të përshtatin strukturën dhe dizajnin e shtëpive të tyre, këshilla e vjetër ende vlen: mbajini dritaret të mbyllura dhe blindat gjatë ditës dhe hapini ato gjatë natës, shkruan swissinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena













