Lajme
UBS vazhdon me largimin nga puna të stafit të Credit Suisse
Në një memo, UBS përshkruan planet e saj për integrimin e Credit Suisse në grupet e saj, duke filluar me divizionin e bankingut të investimeve.
Dokumenti që ka siguruar Reuters përfshinte një njoftim për emërimet e divizionit të bashkimeve dhe blerjeve (M&A), Marc-Anthony Hourihan dhe Nestor Paz-Galindo si bashkëdrejtues globalë dhe David Kostel dhe Christian Lesueur si bashkëdrejtues globalë të divizionit të mbulimit. Tom Churton u vu në dukje se u emërua si Shef Global i Stafit, shkruan swissinfo.ch.
Dokumenti përfshinë po ashtu, njoftimin se qindra punonjës do të duhet të largohen nga kompania. Shkurtimet do të fillojnë këtë javë, raportoi Reuters të hënën, duke cituar dy burime të njohura me këtë çështje, përcjell albinfo.ch.
Në një deklaratë të bërë për Awp Finanznachrichten AG, një agjenci zvicerane e lajmeve të biznesit, UBS theksoi se punonjësve të Credit Suisse u ishte dhënë një “shans i drejtë” në procesin e përzgjedhjes dhe UBS nuk ishte mbështetur vetëm tek drejtuesit e saj të mëparshëm.
Deklarata gjithashtu tha se strategjia e rritjes së UBS në bankingun e investimeve do të vazhdojë të jetë e orientuar drejt rritjes së qëndrueshme dhe se banka synon të mbajë një model biznesi “të fokusuar” dhe të përshpejtojë strategjinë e rritjes së UBS, veçanërisht në Amerikë, shkruan swissinfo.ch.
Reuters raporton se qindra bankierë të Credit Suisse janë larguar tashmë, ndërsa UBS ka pushuar nga puna një numër të stafit të bankës së investimeve të Credit Suisse në mbarë botën. Për më tepër, rreth 80% e divizionit bankar të investimeve të Credit Suisse me bazë në Hong Kong, përqindja më e madhe e stafit të bankave në Azi, do të pushohen nga puna, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje Personi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me kërkesë të Gjykatës Themelore në Ferizaj.... -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












