Lajme
Çfarë hapësirë të banimit merr me 1 milion franga në Zvicër?
Në disa vende, mund të blesh një pallat për 1 milion franga, por në Zvicër nuk është kështu.
Ekziston një paradoks i dukshëm në Zvicër, në një vend që ka një nga GDP-të më të larta për frymë në botë dhe është ndër vendet me të ardhurat më të larta të disponueshme për banor, shumë pak njerëz jetojnë në shtëpitë e tyre.
Arsyeja kryesore është çmimi shumë i lartë i pronave, i cili pengon shumë familje të klasës së mesme të kenë ndonjëherë një shtëpi ose një apartament, shkruan The Local.
Çuditërisht, 1 milion franga nuk do t’ju blejë shumë një banesë, veçanërisht në qytetet me kosto si Gjeneva dhe Cyrihu.
Një sondazh i ri nga konsulentët e pasurive të paluajtshme Wüest Partner, i cili analizoi çmimet e pronave në 106 rajone të Zvicrës, zbuloi se në Gjenevë, 1 milion franga do t’ju blejë vetëm 50 metra katrorë hapësirë banimi, përcjell albinfo.ch.
Arsyeja është vendndodhja e qytetit: ai ndodhet në cepin jugperëndimor të vendit, ku ndodhet midis Francës dhe Liqenit të Gjenevës. Prandaj, toka për ndërtime të reja është shumë e kufizuar, duke ndikuar jo vetëm pronësinë e shtëpisë, por edhe disponueshmërinë e banesave me qira.
Më pas është Lozana, ku, për të njëjtin çmim, do të keni një hapësirë pak më të madhe – 64 metra katrorë.
Pasuritë e paluajtshme në kryeqytetin Vaud janë me çmime të larta, sepse numri i madh i kompanive shumëkombëshe me seli në zonë punësojnë individë me të ardhura të larta, shtetas zviceranë dhe të huaj, shkruan The Local.
Për sa i përket kantoneve dhe jo qyteteve, Cyrihu është më i shtrenjti, me 51 metra katrorë hapësirë jetese për 1 milion franga, pak përpara Zugut dhe Gjenevës (59 metra katrorë).
Ku në Zvicër mund të fitoni më shumë për 1 milionin tuaj?
Pasuritë e paluajtshme më pak të shtrenjta, sipas sondazhit, mund të gjenden në qytetin e Biel/Bienne, ku me 1 milion do të keni 128 metra katrorë.
Për sa i përket kantonit, është Jura, ku mund të blini një banesë të gjerë 192 metra katrorë për atë çmim.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











