Lajme
Gruaja kosovare që rrezikon të dëbohet nga Zvicra
Një grua nga Kosova deri para pak kohësh nuk kishte guxuar të iu tregonte fëmijëve letrat e Shërbimit të Migracionit Neuchâtel, i cili e kërcënon me dëbim, sepse ajo është në varësi të mirëqenies pas invaliditetit dhe sigurimi i anuloi pensionin.
Ajo nuk ka asnjë borxh apo precedentë penalë. Një sëmundje kronike e pengon atë të punojë. Pas 17 vitesh qëndrimi në Zvicër, ajo nuk e priste një kërcënim të tillë. “Është një tronditje. Kam frikë për fëmijët e mi,” ka thënë ajo për RTS.
Vajza e saj, e cila po mbush 18 vjeç dhe ka kombësi zvicerane, beson se dëbimi i nënës së saj do të ishte dramatik. “Ajo është e integruar shumë mirë. Ajo flet dhe shkruan gjuhën. Nëse ma marrin nënën, më marrin gjithçka”, shton vajza, përcjell albinfo.ch.
Një sondazh nga RTS tregon se kantonet frëngjisht-folëse dëbojnë disa dhjetëra të huaj çdo vit, vetëm me arsyetimin se ata janë të varur nga ndihma sociale.
“Nga ky këndvështrim, ligji është bërë më i ashpër. Varësia nga ndihma sociale është potencialisht një bazë për heqje [leje qëndrimi]. Por është gjithashtu e rëndësishme të kujtojmë se të kesh nevojë për ndihmë sociale një herë nuk do të thotë që leja të hiqet menjëherë”, thotë Florence Nater, këshilltarja shtetërore e Neuchâtel, përgjegjëse për kohezionin social.
Nën presionin e UDC-së, ligji për të huajt është forcuar disa herë për të luftuar abuzimin. Që nga rishikimi i fundit në vitin 2019, përveç lejeve B, mbajtësit e lejes C të cilët kanë akses afatgjatë në asistencë sociale mund të dëbohen edhe nga Zvicra, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











