Lajme
Lajmet e fundit nga Zvicra
Ajo se çka e karakterizoi Zvicrën gjatë javës së shkuar ka të bëjë me kompanitë e huaja që janë më pak të interesuara për të investuar, temperaturat e larta e mbrojtjen nga të nxehtit.
Më pak kompani ndërkombëtare të interesuara për të bërë biznes në Zvicër
Kompanitë e mëdha ndërkombëtare konsiderohen si kryesoret në ekonominë zvicerane, pasi punësojnë 26% të fuqisë punëtore dhe kontribuojnë me 36% të prodhimit të brendshëm bruto dhe gati gjysmën e të ardhurave federale nga taksat e korporatave, shkruan The Local.
Studimi i ri nga një firmë ndërkombëtare konsulente menaxhimi, Bearingpoint, tregon se më pak kompani shumëkombëshe duan të krijojnë selinë e tyre këtu.
Ndër arsyet e përmendura në studim janë mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, problemet ende të pazgjidhura mes Zvicrës dhe BE-së dhe kufizimet që lidhen me lejet e punës për jo-evropianët.
Një e katërta e punonjësve zviceranë kanë nevojë për më shumë se një punë për të paguar faturat e tyre
Edhe pse Zvicra është e njohur për pagat e saj të larta, ajo është gjithashtu një vend i shtrenjtë për të jetuar, përcjell albinfo.ch.
Rreth 23% e të anketuarve në një sondazh të ri të kryer nga firma financiare PwC thanë se nuk ia dalin dot dhe se kanë nevojë për më shumë se një punë për të paguar faturat e tyre.
Në një shënim më pozitiv, 38% e pjesëmarrësve në studim thanë se kanë ende para në fund të muajit dhe arrijnë të kursejnë.
Për më tepër, vetëm një në tre punonjës zviceranë e konsideron veten të paguar në mënyrë të drejtë, shkruan The Local.
Deputetët e Cyrihut duan që qeveria të paguajë kremrat kundër diellit për të gjithë banorët e qytetit
Dy deputetë të bashkisë kanë paraqitur një mocion duke i bërë thirrje qeverisë të sigurojë krem kundër diellit falas “në dritën e rritjes së rasteve të kancerit të lëkurës në popullatë”.
Këshilli Bashkiak nuk ka marrë ende një qëndrim për kërkesën e pazakontë, të mbështetur nga deputetët e majtë, të cilët argumentojnë se kjo masë është e nevojshme, veçanërisht në kushtet e valëve të të nxehtit që kanë goditur Zvicrën këtë verë dhe të fundit.
Megjithatë, deputetët e partive të qendrës së djathtë nuk janë të interesuar për këtë ide.
“Jam kundër financimit të tatimpaguesve” të kësaj skeme, tha deputeti Andri Silberschmidt. “Nëse shteti ka para të mjaftueshme për të financuar kremrat kundër diellit, në vend të kësaj duhet të ulë taksat.”
Kundër propozimit është edhe deputeti tjetër Thomas Aeschi.
“Mbrojtja nga dielli është përgjegjësi e qytetarëve dhe jo e qeverisë”, theksoi ai, përcjell albinfo.ch.
Shtetasit gjerman i ndalohet vozitja në Zvicër
Një 20-vjeçar nga Gjermania u arrestua pasi u ndalua për vozitje 178 km/orë në një zonë me shpejtësi 80 km/orë në Cyrih, njoftoi të dielën policia kantonale.
Ai më pas u lirua, në pritje të paraqitjes në gjykatë, por ai nuk mund të ngasë më në Zvicër, tha policia, shkruan The Local.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati
Jeta në Austri
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën










