Kosova
Digjet autobusi tërësisht, nuk pëson askush
Një autobus është djegur plotësisht të dielën në rrugën Prishtinë – Podujevë, por fatmirësisht, asnjë person nuk ka pësuar.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, u ka thënë mediave se autobusi është dëmtuar tërësisht nga zjarri, i cili është fikur më pas.
“Sot rreth orës 16:30 është raportuar se në rrugën Prishtinë – Podujevë një autobus është përfshirë nga zjarri, i cili është dëmtuar tërësërisht”, tha Ahmeti.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, theksoi ajo.
Siç bëhet e ditur, Policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për t’i sqaruar plotësisht rrethanat e këtij rasti./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Metihe Mehmeti, 42 vjeçe, do të marrë detyrën e... -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri









